Sa më shumë  kalojnë vitet  aq më shumë ndryshojnë tendencat e mobilimit të shtëpisë. Ndaj për ta bërë shtëpinë vend sa më modern për të jetuar, shikoni herë pas here trendet e  arredimit të shtëpisë. Më poshtë po ju tregojmë një kategori të tendencave më të forta. Duhet vetëm të zgjidhni të preferuarën tuaj.

Mobilje të kuqe Është një nga tendencat më të forta që vjen nga pasarelat dhe ka kolonizuar edhe botën e arredimit e dizajnit. E kuqja-baroke, skandinave, moderne ose country- është ngjyra ‘must’ që  e gjejmë në kolltuqe, karrige, finitura, mure ose aksesorë të vegjël.

Tunxhi
Opak, diskret dhe i rafinuar, me një prekje mashkullore aspak të tepruar është perfekte për aksesorët, ndriçimin dhe pajisjet, por mund të përdoret me guxim edhe në sipërfaqe të mëdha. Nuk është për të gjithë, por është i admirueshëm.

Stili retro
Padyshim stili retro. Përgatituni për të pushtuar tregjet ose shtëpitë e gjysheve dhe për të marrë ato gjërat e vjetra të cilat më parë as që donit t’i shihni.

Lule të mëdha
Ju pëlqejnë lulet nëpër letrat e murit dhe tapete? 2018-a është viti i përsosur për të guxuar dhe për ta transformuar shtëpinë në një kopsht me lule.

 

Stil industrial, por chic
Stili industrial konfirmohet si një zgjedhje e duhur dhe në 2018-ën. Jepini rrugë të lirë drurit, hekurit të zi dhe çelikut mat.