Aktuale
Telashe me tenderin për ndërtimin dhe sanimin e ujërave të zeza në Gjakovë

Qyteti i Gjakovës do të vazhdojë të ketë telashe me ujërat e zeza. Kjo pasi që ndaj tenderit për ndërtimin dhe sanimin e ujërave të zeza dhe atmosferik janë bërë ankesa se në dhënien e këtij tenderi nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), shkruan Ndërtimi.info
Operatori ekonomik “Mulaj” Sh.P.K ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP) me pretendimet se lidhur me tenderin e lartpërmendur Komuna e Gjakovës nuk ka respektuar dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) lidhur me vlerësimin e ofertave por edhe kërkesat e nenit 118/A të LPP-së me zgjidhjen preliminare të mosmarrëveshjeve.
Kompania ankuese ka theksuar se gjatë këtij aktiviteti të prokurimit gjatë procesit të vlerësimit të tenderëve dhe përzgjedhjes së fituesit ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit Nr.04/L-042.
Tutje në ankesën drejtuar në OShP, kompania ka renditur edhe disa nene të Ligjit të Prokurimit Publik të cilat Komuna e Gjakovës sipas tyre nuk i ka respektuar.
“AK ka shkelur nenin 6 të LPP pasi që gjatë vlerësimit ka shpallur fitues një kompani e cila posedon çmimin për mese 80 % më të lartë se kompania jonë që shprehur në vlera i bie 93,755.50 euro.”, thuhet në pretendimin e operatorit ekonomik.
Gjithashtu operatori ekonomik në ankesë thotë se “AK ka shkelur nenin 7 të LPP Nr.04/L-42 të amandamentuar, pasi që gjatë procesit të vlerësimit nuk i ka trajtuar të gjithë OE-njësor. Gjatë vlerësimit dhe krahasimit të ofertave AK për kompaninë toka ka aplikuar kërkesa nga dosja e tenderit edhe pse ka mundur që të njëjtat t’i sqaroj përmes nenit 72. Ndërsa ndaj kompanisë fituese nuk i ka aplikuar këto kërkesa edhe pse kjo kompani ka pas të njëjtat por edhe mangësitë tjera dhe përkundër kësaj AK e ka shpallur fituese”.
