Arkitekturë
Teknologjia që pritet të zhvillohet në arkitekturë për vitin 2018

Architect Magazine për vitin 2018 si pjesë të serive të tyre vjetore që vëzhgon përparimet e ardhshme në arkitekturë, kërkuan disa nga liderë në praktika për teknologji digjitale se cilat inovacione priten për t’u parë në profesion këtë vit, transmeton Ndërtimi.info.
Jonathan Bartling, drejtor i praktikës digjitale dhe nënkryetar i HGA Architects and Engineers thotë se këtë vit, realiteti virtual (VR), realitet i shtuar (AR), dhe paraqitja në kohë reale do të vazhdojë të transformojë mënyrën e dizajnimit. Përdorimi i këtyre mjeteve për të hartuar në një shkallë një-në-një siguron aftësinë për të banuar në një koncept të propozuar të projektimit, ndërkohë që opsionet për ndryshime brenda janë të vazhdueshme.
Zhvillimet në Enscape dhe Unity së bashku me lansimet e ardhshme të HTC Vive 2.0 dhe VR me wi-fi të përmirësuar do të vazhdojnë të na japin mundësinë për të fituar perspektiva të reja që na lejojnë të dizajnojmë në një mënyrë më dinamike se kurrë më parë.
Hilda Espinal, shefe e teknologjisë, CannonDesign thotë se ata janë duke punuar për krijimin e një eksperience të re të realitetit virtual për dizajnerët dhe klientët e tyre që mbështetin përvojat e izoluara të ofruara nga teknologjitë më të vlefshme të deritanishme.
Jo vetëm që kjo eksperiencë do të prodhojë një faktor “wow” në steroid, por aftësitë multi-user të realitetit virtual do të lidhin më mirë hartuesit e tyre të lartë, klientët dhe ekipet e projektit në hapësirat virtuale që mund të përmirësojnë zgjidhjet e tyre të dizajnit. Kjo teknologji do të rrëzojë barrierat gjeografike dhe do t’i lejojë organizatat e klientëve të kuptojnë investimet e tyre të pasurive të patundshme brenda muajve dhe viteve para se të ndërtohen. Përfitimet që kjo mund të sjellë në risi, komunikim, kontrollin e kostos, zvogëlimin e rrezikut dhe sigurimin e rezultateve do të jenë të rëndësishme.
Bill Zahner, drejtor dhe president i A. Zahner Co. thotë se aktualisht po eksplorojnë se si të arrijnë në sipërfaqe të përballueshme me përfundime të veçanta unike, të tilla si çeliku i nxirë dhe zinku i zi, që posedojnë pamjen e “handcraft” dhe artit për botën e dizajnit.
“Ne gjithashtu po hulumtojmë nëse sistemet moderne të automatizuara mund të sjellin procese që janë shumë shekuj të vjetra. Ne duam të zgjerojmë aftësitë e projektuesve duke u dhënë atyre mjete dhe materiale të reja për të punuar.”
