Connect with us

Featured

Teknologjia inovative që ka krijuar trotuare fleksibile që ndryshojnë përmasa

Published

on

Trotuaret të cilët ngrihen për të krijuar hapësirë për kalimin e biçikletave dhe këmbësorëve gjithashtu, janë duke u testuar në rrugët e Londrës me anë të një stimulimi të teknologjisë.

Projektuesit janë duke krijuar një trotuar fleksibël ose më saktë një shtresë anësore e rrugës e cila mund të ndryshojë përmasa në varësi të orareve gjatë ditës në mënyrë që të maksimizojë rrjedhën e trafikut. Për shembull, një segment i vetëm ‘FlexKerb’ mund të funksionojë si korsi për makinat autonome në orarin e trafikut të lartë, në mesditë për kalimin e biçikletave, ose një hapësirë për këmbësorë në mbrëmje. Zhvilluesit e projektit thonë se rruga e cila është ende në fazë testimi, do të monitorohet nga sportelet, kamerat dhe monitoruesit e cilësisë së ajrit në mënyrë që të përcaktojnë se cilat tipare janë më të nevojshme dhe në cilën kohë.

Sipas firmës inxhinierike të projektimit me bazë në Londër Arup, drita LED të instaluara do të ndriçojnë rrugën në mënyrë që përdoruesit të mund të shohin kur të ndryshojë formën, me ngjyra të ndryshme që nënkuptojnë përdorim të ndryshëm. Planifikuesit e transportit të kompanisë janë përzgjedhur për konkursin e Komisionit Kombëtar të Infrastrukturës për Rrugët e së Ardhmes. Atyre u është dhënë 40,000 dollarë nga Komisioni Kombëtar i Infrastrukturës për të dizajnuar dhe zhvilluar rrugë të përshtatshme për automjete të lidhura dhe autonome (CAVs).

Sipas zhvilluesve, segmentet mund të ndryshojnë edhe formën për të zvogëluar numrin e makinave dhe për këtë arsye reduktimin e shkarkimeve të lëndëve të dëmshme kur nivelet e ndotjes janë të larta. Edhe tiparet fikse të tilla si linjat e verdha të dyfishta dhe ndalesat e autobusëve do të bëhen më fleksibël. Rrugët që ne kemi në këtë moment janë projektuar kryesisht para shumë vitesh, përpara se të krijoheshin dhe zhvilloheshin lloje të ndryshme të teknologjisë apo ndryshime në sjelljen e udhëtimit, tha Susan Claris, drejtor i asociuar për transportin. Ekipi  tani ka tre muaj për të zhvilluar një studim realizeshmërie për të demonstruar se si mund të përfitohet prej tyre.

Në vend që të përpiqeshim të maksimizohej levizja e automjeteve, e cila ishte mendimi që karakterizonte planifikimin e transportit 20 apo 30 vjet më parë, ka të bëjë me përpjekjen për të gjetur mundësi të reja për të menaxhuar rrugët në mënyrë që ti bëjmë ato vende më të shëndetshme dhe më të lumtura dhe më ekonomikisht të qëndrueshme, tha Claris. Zonja Claris pranoi se sigurimi se sistemi ishte i sigurt ishte një sfidë dhe diçka që kompania i duhej të zgjidhë. Me ardhjen e automjeteve autonome të cilat nuk do të vonojnë shumë që të përhapen, është e rëndësishme që të sigurohemi që rrugët tona të qytetit të jenë të pajisura për t’iu përgjigjur atyre, tha Harrison Peck, një planifikues transporti nga Arup.

Kjo do të tregojë se si përdorimi fleksibël i një cepi të rrugës së zënë mund të lehtësojë ruajtjen e hapësirës urbane për këmbësorët, çiklistët dhe përdoruesit e tjerë të transportit por edhe gjithashtu të shërbejë në ndihmë të mjedisit. Risia teknologjike e quajtur FlexKerbs e cila konsiston në cepat e rrugës të cilat ndryshojnë trajtën e tyre, do të mbështeten në të dhënat në kohë reale dhe në politikat lokale. Ne mund të shohim progresin në zhvillimin e makinave për të ardhmen, me testet e makinave pa shofer pra makinave autonome që po zhvillohen në të gjithë vendin ne tani duhet të sigurohemi që teknologjia në rrugët tona të vazhdojë me të njëjtat hapa, tha Sir John Armitt, Kryetar i Komisionit të Infrastrukturës.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending