Arkitekturë
Të paguash 315 dollarë për të fjetur një natë në pemë

Të zgjohesh përkrahë zogjve që cicërojnë, në mes të gjetheve dhe degëve të pemës, është një nga mundësitë e mira dhe të mëdha që na ofron jeta në këtë planet. Pasja e një shtrati në mes të pyllit, në një shtëpi të ndërtuar mbi një pemë, tashmë është një ëndërr e realizueshme.
Në të katër anët e botës ka mjaft shtëpi të tilla, të cilat përgjithësisht zotërohen nga persona të thjeshtë, jo nga njerëz të famshëm. Shtëpi të varura në pemë, të ndërtuara brenda në pemë, me pemë brenda, në krah të pemëve. Shihni në këto foto e më se çfarë çudirash të bukura ka rreth e rrotull globit.
Free Spirit Spheres – Vankouver, Kanada
Kjo shtëpi magjike rrethore ndodhet në në pemë në mes të pyllit. Që të shkosh deri atje është një vendkalim. Shtëpia ka katër dhoma të ndryshme sferike dhe çdo kush mund të flejë i qetë. Çmimet fillojnë nga 160 dollarë.
The Cinder Cone – Washington, SHBA
Tre vjet pasi la punën e tij në Nju Jork, ai vendosi të shëtisë dhe jetojë në një furgon. Pasi e përjetoi diçka të tillë, tani fotografi dhe blogger-i i njohur, Foster Huntington ka vendosur të jetojë në pemë. Ai ka ndërtuar një shtëpi në pemë, që të lë pa fjalë. Shtëpia gjendet në kontenë Skamania në Uashington. Pavarësisht se ideja mund të duket primitive, ajo është një shtëpi moderne, që ka madje Wi-Fi.
Canopy Tower – Colon, Panama
Kjo shtëpizë 12 dhomëshe mbi drunjët e Parkut Nacional të Soberania-së ka një origjinë të pazakontë. Ajo ishte ndërtuar nga Forcat Ajrore Amerikane në vitin 1965, si një kullë radar për të ndihmuar në mbrojtjen e kanalit të Panamasë, dhe më vonë është përdorur për çdo gjë, nga kontrolli i trafikut ajror deri tek luftimi kundër drogës. Sot, kjo është hotel dhe observator natyror.
Baumraum Treehouse Retreat – Hechtel-Eksel, Belgjikë
Arkitekti gjerman Andreas Wenning ka dizenjuar këtë shtëpi-pemë që po shihni në foto. Kjo shtëpi ndodhet në Belgjikë. Ajo përbëhet nga dy eko-kabina të mëdha të lidhura mes tyre nga veranda dhe në nivel të ndryshëm nga njëra-tjetra. Shtëpia ngrohet me nivel të ulët temperature duke kursyer dhe ulur kostot e energjisë. Projektuesi Wenning premton se nuk do të limitohet vetëm me projektet e shtëpive, por do të ketë projekte të tjera fantastike të qendrave SPA në pemë.
Honey Sphere Treehouse – Beverly Hills, Kaliforni, SHBA
Kjo sferë prej druri dhe çeliku është paraqitur për herë të parë në Muzeun e Los Angeles të Artit. Ndërkohë që kitaristit Robby Krieger e instaloi në shtëpinë e tij në Kaliforni. Me sa duket, ai e përdor këtë hapësirë për t’u çlodhur dhe për të shkruajtur muzikë.
4Treehouse nga Lukasz Kos – Ontario, Kanada
Pas një udhëtimi të shkurtër në peisazhin me gjelbërim të përhershëm në veri të Ontarios, në Kanada ju do të gjeni një shtëpi trekatëshe mbi pemë si asnjë tjetër. Duke qenë imitim i një fanari japonez, ky ndërtim i mahnitshëm rri pezull mbi tokë; kjo shtëpi përmbush të gjitha nevojat themelore për një vendbanim komod, është miqësore ndaj.
Teahouse Tetsu – Hokuto, Japoni
Kjo shtëpi spektakolare nga druri, e ndodhur në Hokuto të Japonisë, është ëndërra e secilit fëmijë, e faktikisht është ëndërra edhe e të rriturve gjithashtu. E rrethuar nga një grumbull drunj të bukur me fleta ngjyrë të purpurt dhe rozë, është vendi ideal për t’u relaksuar. Kjo shtëpi duket sikur është marr nga përrallat, e që është ndërtuar nga arkitekti Terunobu Fujimori. Ai e dizajnoi këtë shtëpi unike, për të qenë mjaft e fortë për t’u lëkundur më pemën gjatë motit të stuhishëm dhe tërmeteve.
The Mirror Box – Suedi
Për ata që e pëlqejnë qetësinë dhe që duan të largohen për një kohë nga përditshmëria përsëritëse në një vend të izoluar dhe të këndshëm, pylli Harads në Suedinë veriore është adresa e duhur. Ky është një vend që pasqyron arkitekturën suedeze të së kaluarës, në të cilin mund të kalohen ditë të tëra duke ecur kodrinave skandinave, vetëm e vetëm për të përjetuar ndjenjën e banimit në një ambient të rëndomtë të ngrohtë dhe freskues.
Le Pertuis du Rofo – Brittany, Francë
Kjo shtëpi fantasitike në pemë ndodhet në Brittany të Francë. Shtëpia është në mes të pyllit dhe çuditërisht, nuk ka energji elektrike brenda. Turistët rekomandohen që të marrin mjetet e nevojshme për aventurën e tyre, si dhe të sigurojnë ushqim, pasi në cmim është i përfshirë vetëm mëngjesi. Nëse dëshironi që të kaloni një natë të paharruar, ju mund ta bëni këtë për vetëm 135 dollarë.
Nothofagus Hotel & Spa – Panguipulli, Kili
Nuk do ta besoni por në Kili, nuk bëhet fjalë për vetëm një kabinë apo shtëpizë të ndërtuar në pemë, po për një hotel të tërë. Në të do të gjeni gjithcka të nevojshme, duke filluar nga dhoma moderne, banjo, spa, bar, madje edhe nje restorant. Nëse dëshironi të vizitoni këtë vend magjik, cmimet fillojnë nga 315 dollarë nata.
