Jan dhe Kevin, që janë nga qyteti Littlehampton në Angli, kishin vendosur të jetojnë në Queensland të Australisë në vitin 2007 së bashku me tre fëmijët e tyre Laura, Sarah dhe Callum, transmeton Telegrafi.

Në janar të vitit të kaluar ata vendosën ta ndërtojnë shtëpinë e tyre në natyrë, pasi fëmijët e tyre u larguan për të jetuar vetëm dhe kështu iu duk ide e mirë ta ndërtojnë një shtëpi të vogël.

Dyshja që nuk kishin përvojë në ndërtimtari i kaluan 9 muaj në këtë projekt, duke punuar të gjitha pa ndihmën e askujt. Ata aktualisht menaxhojnë një kafiteri, ndërsa në vendlindje Jan punonte si frizere e Kevin si mjeshtër i gypave të ujit.

Tani dyshja nuk kanë nevojë të paguajnë fatura për qira, pasi për ngrohje përdorin shporetin me dru, e kur është fjala te energjia elektrike ata përdorin panele solare. /Telegrafi/