Aktuale
“Të gjithë lumenjtë e Kosovës janë të ndotur, koha e fundit që të marrim masa”
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/KRU-Prishtina.jpg)
Drejtori i Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se është koha e fundit që Kosova të merr masa në parandalimin e ndotjes së lumenjve nga ujërat e zeza.
Ai në një intervistë për lajmi.net ka treguar se cilët lumenj të Kosovës janë të ndotur dhe si rrezikohen basenet nëntokësore. Abdullahu ka folur edhe kohën kur Kosova mund t’i tejkalojë këto probleme.
Lajmi.net: Në Kosovë u mbajt një konferencë 3 ditore për sfidat e ujit të ndotur. Si qëndron Kosova me ujerat e ndotura?
Ilir Abdullahu: Kosova qëndron në një situatë të pavolitshme sa i përket trajtimit të ujërave të ndotura pothuaj se të gjithë lumenjtë kanë degraduar duke u kthyer ne kolektor të hapur të ujërave të zeza. Pra jemi keq në ketë fushë. Trajtimi i ujarëve te zeza është në planet e investimeve nga Qeveria dhe Donatoret, pasi ujësjellësit nuk kanë këtë mundësi financiare të bëjnë këto investime. Këto impiante kërkojnë investime të mëdha financiare. Mendoj se është koha e fundit që të punohet në këtë drejtim pasi lumenjtë tan janë shndërruar ne lumenj të ujërave të zeza dhe këtu flas për ndotjen e Sitnices, Llapit dhe Drenicës që pastaj këto kalojnë në Ibër dhe ndotin edhe lumenjtë tjerë. Me ketë raste përveçse ndotim lumenjtë ne ndotim edhe basenet e ujërave nëntokësor që janë nëpër këto pellgje dhe me ketë rrezikojmë edhe kualitetin e ujërave nëntokësor të vendbanimeve përgjatë rrjedhjeve të këtyre lumenjve. Të gjithë Lumenjtë e Kosovës janë të ndotur dhe është koha e fundit që të marrim hapa në tejkalimin e kësaj situate.
Lajmi.net: Kur pritet që Kosova t’i tejkaloje problemet me ujërat e zeza?
Ilir Abdullahu: Investimet e para në ndërtimin e Impianteve për Trajtimin e Ujerave te Ndotura dhe ndërtimin e kolektorëve, vetëm kanë filluar ne Prizren dhe Gjakovë janë në procesin final e po ashtu se shpejti do te fillojnë edhe ne Pejë dhe Prishtine dhe ne komunat tjera. Duhet të fillojmë tani për tu përmbyllur deri ne vitin 2030 po mendoj në tërë Kosovën. Duhet përmednur që investimet më të mëdha kanë ardhur nga shtetet mike të Kosovës në sektorin e ujit dhe falë tyre sot e kemi një qëndrueshmëri në furnizim me ujin e pijes për te cilin flasin edhe raporte ndërkombëtare për përqindjen e lartë që ka Kosova lidhur me ofrimin e shërbimeve në ujësjellës dhe kanalizimi ku len mbrapa vende të Ballkanit dhe të Evropës Lindore.
Lajmi.net: Sa ndikon ndotja në cilësinë e ujit?
Ilir Abdullahu: Ndotja ndikon shumë e sidomos tek ndotja e ujërave nëntokësor në pellgjet e lumenjve.
Lajmi.net: Na tregon pak për konferencën ndërkombëtare 3 ditore që u organizuar në Kosovë për herë të parë?
Ilir Abdullahu: Pjesëmarrja në këtë konferencë ka qenë mbi 450 pjesëmarrës pothuajse nga të gjitha vendet e Evropës dhe 30 Ekspozues nga mbarë Evropa me produktet e tyre më të reja për sektorin e ujit. Kosova ndau përvoja interesante nga kjo konferencë, dhe mësuam shumëçka që neve si shtet na hynë në punë. Ishte ndër konferencat më të organizuar ndonjëherë në Kosovë dhe Shqipëri në sektorin e ujit sa i përket organizimit dhe pjesëmarrjes se niveleve të larta si ato vendore por edhe ndërkombëtare. Ne hapje të Konferencës ishte për fjale përshëndetës edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Nga ndërkombëtaret ishin Ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, ai zviceran Jean-Hubert Lebe si dhe zyrtaret e larte nga KFW dhe GIZ. Në shenje mirënjohje SHUKOS ka ndarë dy mirënjohje për Ambasadorët. Konferencën dhe Ekspozitën e 5-të Ballkanike po fillonte pa themeluesin dhe ideatorin e parë të ndjerin Philip Giantris i cili javë më parë u nda fizikisht nga jeta. Çmimi një jete për sektorin e ujit ju nda Prof. Dr.Selvete Krasniqit e shpallur ambasadore e ujit në Kosovë. Mirënjohje nga PRU mori edhe Philip Weller Koordinator i Programit ndërkombëtar te shoqatave te Ujësjellësve dhe Kanalizimeve qe veprojnë ne Pellgun e Lumit Danub (IAWD). Mbështetja e këtij njeriu është tepër e madhe ne sektorin e ujërave ne Kosove./
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)