Aktuale
Të gjitha grupet parlamentare pro Projektligjit për Kompleksin e Jasharajve

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka bërë shqyrtimin e parë të Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. E, pro këtij projektligji janë deklaruar të gjitha grupet parlamentare prezentë në këtë seancë, shkruan Ndërtimi.info.
Pasi kryearti i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Daut Haradinaj nuk ishte prezentë në seancë, para deputetëve projektligjin e prezantoi anëtarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu.
Derisa bëri thirrje që ky të përkrahet, deputetja Musliu tha se ky projektligj ndihmon që kompleksi të jetë në gjendje më të mirë.
“Është ligj që rregullon çështjen e kompleksit dhe shpresojë që do të na ndihmojë që kompleksi të jetë në gjendje më të mirë”, tha ai.
Pavarësisht përkrahjes për projektligjin, Lëvizja Vetëvendosje konsideron se ai ka disa mangësi.
Shemsi Syla nga VV-ja, tha se nuk është e qartë se cili është qëllimi i këtij ligji.
“ligji ka mangësi dhe i ngjan që është bërë më shumë prej një presioni publik. Mendojmë që duhet të kompletohet dhe të dihet ku e ka efektin dhe sa do ta përmbush misionin. Mendojmë se mungon diçka esenciale në këtë ligj. Ku mund të jetë qëllimi i këtij ligji. Nuk përmendet se do të ketë një muze”, theksoi ai.
Në lidhje me këtë reagoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Ajo, nënvizoi se projektligji nuk është bërë për shkak të presionit medial.
“Projektligji ka kaluar në shqyrtim të parë edhe në legjislaturën e kaluar, por është kthyer në pikën zero për shkak të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Nuk është bë ligji shpejt për shkak të presionit medial. Është tej zgjatur procedura e shqyrtimit”, tha ajo. /Ndërtimi.info/
