Aktuale
Të enjten votohet projektligji për produkte të ndërtimit, ja çfarë parasheh [dok]

Projektligji i cili përcakton kushtet për vendosjen apo vënien në dispozicion në treg të produkteve të ndërtimit, pritet të miratohet në seancën e Kuvendit të Kosovës, këtë të enjte, shkruan Ndërtimi.info
Këtij projektligji i kishte dhënë udhë Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 15 dhjetorit të vitit të kaluar.
“Projektligji për produktet e ndërtimit gjithashtu ka marr miratimin e Qeverisë së Kosovës. Projektligji përcakton kushtet për vendosjen apo vënien në dispozicion në treg të produkteve të ndërtimit. Për këtë përcaktohen rregulla të deklarimit të performancës, natyrën dhe përshtatshmërinë e produkteve ndërtimore dhe karakteristikat e tyre themelore apo përshtatshmërinë për përdorim në punimet ndërtimore. Mënyrat se si duhet të tregohet përputhshmëria duhet të tregohet përmes përdorimit të shenjave të përcaktuara me ligj”, ishte thënë në mbledhjen e 19-të të Qeverisë së Kosovës.
Ky projektligj përcakton rregullat e deklarimit të performancës, natyrën apo përshtatshmërinë e produkteve ndërtimore dhe karakteristikat e tyre themelore.
Me Ligjin për Produkte e Ndërtimit përcaktohen kërkesat teknike për përdorimin e produkteve ndërtimore, vlerësimi i konformitetit të tyre si kusht për vendosje në treg, distribuim dhe shfrytëzim nëse i plotësojnë kërkesat themelore për objektet e ndërtimit, zbatimi i procedurave administrative, të drejtat dhe detyrimet e organeve të administratës shtetërore, personave juridike dhe atyre fizik.
Sipas nenit 2, ky Ligj zbatohet për produktet e ndërtimit të cilat i plotësojnë kërkesat themelore për objektet e ndërtimit të përcaktuara me nenin 4 të këtij ligji.
Ku kjo e fundit, nënkupton kërkesat themelore për punimet e ndërtimit të cilat përcaktohen me Rregulloren për punët e ndërtimit, duhet të plotësohen duke pasur parasysh karakteristikat kryesore të produkteve si më poshtë:
Rezistenca mekanike dhe qëndrueshmëria;
Siguria në rast zjarri;
Higjiena, shëndeti dhe mjedisi;
Siguria në përdorim;
Mbrojtja nga zhurma;
Efiqienca e energjisë dhe ruajtja e temperaturës;
Shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.
Gjithashtu me këtë Ligj nuk mund të kufizohet vendosja në treg, distribuomi dhe përdorimi i produkteve ndërtimore të cilat i plotësojnë kërkesat e përcaktuara me këtë Ligj dhe aktet e miratuara në bazë të këtij Ligji.
Projektligj ky i cili përcakton kushtet për vendosjen apo vënien në dispozicion në treg të produkteve të ndërtimit.
