Aktuale
Ta dizajnojmë të ardhmen që të kemi të ardhme

Vetëm 12 vite kohë kanë mbetur për të marrë masa emergjente kundrejt ndryshimeve klimatike, në mënyrë që të shmanget një katastrofë globale, sipas paralajmërimit të ekspertëve nga Kombet e Bashkuara.
Kjo për dizajnerin grafik dhe të industrisë, Nicolas Roope po konsiderohet si sfida më e madhe e dizajnimit në histori, shkruan Dezeen, transmeton Ndërtimi.info.
“Ajo që mund të bëjmë ne si projektues, arkitektë, krijues të kulturës, krijuesit e simboleve është që të punojmë shumë por mos ta themi gjysmën e të vërtetetës për njerëzit, për të mos shkaktuar panik dhe për të mos u keqpërdorur këto informacione nga mediet e ndryshme. Ne fillimisht nuk po i pranojmë këto ndryshime të klimës, e lëre më të ndërmarrim ndonjë veprim në lidhje me këtë çështje. Ne vazhdojmë të shëtitemi me vetura ‘Range Rovers’ duke harruar sasinë ekstreme të tymit të karbonizuar që e lëshon”, është shprehur Roope në një prononcim për Dezeen.
Ai ka thënë se tani është koha që të pyesim se çfarë konkretisht duhet të bëjmë për të përshkallëzuar e minimizuar këto dëme, duke ofruar propozime konkrete e të përshtatshme.
“Fillimisht duhet të shohim ku jemi dhe si kemi ardhur deri këtu. Për ta bërë këtë gjë unë përdor grafikun tim të preferuar “Kulber-Ross Curve Change”, që paraqet rrugëtimin mendor të cilin e kalojmë kur përjetojmë pikëllimin ose traumën. Lidhur me çështjen e mjedisit tabela indikon se rreth një dekade më parë kanë filluar të shpërfaqen këto ndryshime tek njerëzit. Por shpejt kjo çështje ishte lënë disi në harresë, ndonjëherë bëhej edhe e paqartë sepse shoqërohej me propagandë të medieve dhe nuk dihej se si me të vërtet qëndronte puna”, ka thënë Roope.
Raporti i lëshuar nga Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC), tregon se planeti do të arrijë pragun prej 1.5 gradë Celsius (2.7 gradë Fahrenheit) mbi nivelet para industriale deri në fillim të vitit 2030, duke precipituar rrezikun e thatësirës së skajshme, zjarreve, përmbytjeve dhe mungesës së ushqimit për qindra miliona njerëz.
Tashmë nga OKB është japur afati se nëse deri në vitin 2030 nuk bëhen ndryshime, katastrofa është e pashmangshme pasi që planeti në dy të tretat është drejtë asaj rrugeje, ku temperaturat ekstremisht të luhatshme po përfshijnë vende të ndryshme të botës.
Se planeti ka gjasë të shkoje drejtë një katastrofe u bë një temë shumë e lodhshme, e frikshme, e komplikuar për të gjithë e më pas hyri në një periudhe mohimi.
Për të bërë ndryshime rrënjësore nga ekspertët vlerësohet se duhet të shkohet përtej konfuzionit dhe sinjalizimeve boshe, duke paraqitur projekte që me të vërtetë kanë ndikim./ Ndërtimi.info/
