Connect with us

Aktuale

Të dhënat për punësimin të paqarta

Published

on

Gjatë vitit 2017 nga ndërmjetësimi i punësimit të rregullt janë evidentuar 3215 punësime, kurse në vitin 2016 ishin punësuar 4022 persona. Pra, krahasuar me vitin 2016, në vitin 2017 kemi rënie të punësimit prej 807 personave.

Ndërsa, në vitin 2017 janë evidentuar 12511 vende pune, apo më pak prej 1626 vende pune se në vitin paraprak.

Musa Demirit zyrtar për Informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPSM), tha për Telegrafin, se brenda gjashtë muajve kjo ministri ka ndërmjetësuar në punësimin e 1466 personave nga punëkërkuesit.

“Në periudhën shtator 2017-mars 2018, nëpërmjet zyrave për punësim ne kemi ndërmjetësuar në punësim të rregullt të 2346 personave, ndërkaq në masat aktive të tregut të punës janë përfshirë 1466 persona”, tha Demiri për Telegrafin.

Ai tha se nga punësimi i rregullt u punësuan 1933 meshkuj dhe 1282 femra.

“Grup-mosha 25-39 vjeç, gjatë vitit 2017 ka numrin më të madh të të punësuarve, pra me 1611 të punësuar, ndjekur nga grup-mosha 40-54 vjeç me 750 të punësuar, grup-mosha 15-24 me 738 të punësuar dhe grup-mosha më e madhe se 55 vjeç me 116 të punësuar. Gjithashtu, nga punësimi i rregullt janë punësuar 1933 meshkuj dhe 1282 femra”, tha Demiri.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore e Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi, ka thënë në një përgjigje për Telegrafin, se tregtia, industria përpunuese dhe ndërtimtaria janë bizneset që kanë hapur më tepër llogari në ATK për deklarimin e punëtorëve.

“Bazuar në statistikat e ATK-së, gjatë vitit 2017 sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë ka hapur 2317 llogari për deklarimin e punëtorëve, ndjekur nga industria përpunuese me 1250 llogari dhe ndërtimtaria me 1161 llogari”, tha për Telegrafin, Bytyqi.

Ajo tregon se gjatë tërë vitit 2017 janë hapur më shumë se 10 mijë llogari të punëtorëve.

“Gjatë vitit 2017 janë hapur 10296 llogari pranë ATK-së për deklarimin e punëtorëve, apo 3413 llogari të bizneseve”, ka treguar Bytyqi.

Nëse krahasohen të dhënat me Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) të dhënat mund të mos përputhen, sepse ka dallime në mes masave aktive të tregut të punës, identifikimit të vendeve të punës dhe ndërmjetësimit të vendeve të punës.

Jeton Demi, zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në FKPK, në përgjigjet për Telegrafin tha se numri i llogarive të punëdhënësve ka shënuar rritje.

“Gjatë vitit 2017 ishin gjithsej 352,849 llogari aktive, nga të cilat 323,689 ishin për të punësuarit, 24,207 ishin për të vetëpunësuar dhe 4,953 ishin llogari të dyja palëve. Ndërsa, numri i llogarive të punëdhënësve ishte 28,685 për 2017, i rritur nga 27,051 që ishte një vit më parë”, tha për Telegrafin, Jeton Demi.

Ai thekson se numri i llogarive të reja të regjistruara në FKPK është rritur.

“Gjatë vitit 2017 janë hapur 49688 llogari të reja, në vitin 2016 ishin 34018 llogari”, tha Demi.

Sipas të dhënave të ASK-së, të publikuar në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore, viti 2017”, vetëm 42.8 për qind e personave të aftë për punë janë të përfshirë në fuqinë punëtore.

Nga e gjithë popullsia në moshë pune, 29.8 për qind ishin të punësuar. Shkalla e punësimit ishte më e lartë për meshkuj se sa për femra, apo 46.6 për qind të meshkujve në moshë pune ishin të punësuar krahasuar me 12.7 për qind të femrave po ashtu ne moshë pune.

Përveç shkallës së ulët të punësimit në Kosovë, 23.1 për qind e personave të punësuar punonin në vende pune të paqëndrueshme. Shprehur në vlera, 82424 nga 357095 të punësuar i përkasin kategorisë së punësimit të paqëndrueshëm.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending