Aktuale
TË DHËNAT KRYESORE PËR AUTOSTRADËN “ARBËN XHAFERI”
Autostrada “Arben Xhaferi” që shkon nga Prishtina drejt Shkupit, deri në Han të Elezit me gjatësi 65 kilomera, i ka kushtuar shtetit të Kosovës pak mbi 600 milionë euro fillimisht.
Çmimi fillestar i autostradës “Arbën Xhaferi” ka qenë 599 milionë e 944 mijë e 263 euro e 55 cent, mirëpo më pas pas ndryshimit të TVSH-së nga 16% në 18%, çmimi u rrit për 8 milionë euro, pra në 608 milionë e 348 mijë e 430 euro e 87 cent, raporton Ndërtimi.info.
Mirëpo, problemet me pagesa kanë bërë që shteti të detyrohet për të paguar penalti prej 53 milionë eurosh, që në fillim ishin 63 milionë, mirëpo më pas u zvogëluan nga negociatat.
Autostrada Prishtinë – Hani Elezit e njohur ndryshe edhe si autostrada “Arbën Xhaferi” në bazë të kontratës fillestare do duhej të përfundonte më 1 janar të vitit 2018. Më pas u shty për në 31 dhjetor 2018, mirëpo lëshimi në qarkullim po ndodh më 29 maj 2019.
Në këtë rrugë është e vendosur ura (vijadukti) më e gjatë në Ballkan. Ajo ka gjatësi të saktë 5814 metra.
Për t’u ndërtuar “Arbën Xhaferi” janë përdorur:
583,000 metra kub beton
606,000 tonë asfalt
67,000 metra gjatësi shtylla në total
147,300 metra gypa drenazhimi
1,240,000 tonë bazë e shtruar për trasenë e autostradës
163,000 metra mbrojtëse anash rrugës
212,000 metra katror gardh mbrojtës
11 milionë metra kub sasi e dheut është hequr
9.8 milionë metra kub mbushje ka pasur përgjtë autostradës



