Connect with us

Trashëgimia

Takohen përfaqësuesit e muzeve të Kosovës për të reflektuar mbi “Gjendjen aktuale të muzeve në Kosovë”

Published

on

Roli i muzeve në shoqëri po ndryshon. Muzetë vazhdojnë të reinventojnë veten në kërkimin e tyre për t’u bërë më interaktivë, me fokus në audiencë dhe me orientim nga komuniteti.

Në kuadër të kësaj feste, muzetë lokale të Kosovës morën një iniciativë tjetër duke e mbajtur takimin e parë ndërmuzeal në Kosovë që u organizua nga Muzeu Etnografik i Gjakovës së bashku me Muzeun e Qytetit të Mitrovicës, si hap i parë i komunikimit të ndërsjellë të kësaj veprimtarie në Kosovë.

Në këtë takim morën pjesë Muzeu i Pejës, Muzeu i Ferizajit, Muzeu i Vushtrrisë, Muzeu i Istogut, Muzeu i Dragashit, Muzeu i Qytetit të Mitrovicës dhe si nikoqir Muzetë e Gjakovës, po ashtu këtë iniciativë e përkrahën Muzeu i Prizrenit, Muzeu i Gjilanit, Muzeu i Deçanit dhe Muzeu i Skenderajit.

Drejtori i Muzeut Etnografik të Gjakovës, Besmir Hasi, tha se është pritë një iniciativë e tillë të organizohet nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ose edhe nga vet Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Kosovës, por duke u konfrontuar më vështirësi të ndryshme në veprimtarinë tonë muzeale, “e kemi parë të udhës të fillojmë një takim ndërmuzeal si reflektim i gjendjes muzeale të Kosovës si dhe mundësi për të shqyrtuar hapat e mëtutjeshëm të krijimi të një bashkëpunimi më të thuktë e produktiv ndërmuzeal”.

Etnologia nga Muzeu i Qyteti të Mitrovicës, Nora Prekazi Hoti, elaboroi për iniciativën e këtij takimi që filloi kur dy institucionet në fjalë u takuan në Selanik të Greqisë në konferencën e Rrjetit të Muzeve Ballkanik “Meet See Do”. “Ky takim erdhi si nevojë që t’i njohim muzetë tona, me shpresë që në takimet në vijim të kemi mundësi për shkëmbim përvojash, për agjenda të përbashkëta si dhe komunikim të ndërsjellët ndërmuzeal”, tha ajo.

Debati u vazhdua për dy orë ku u trajtuan tematika muzeale si vështirësitë e punës, mungesa e ligjit për muze, mungesa e objekteve adekuate për muze, mungesa e stafeve profesionale, mungesa e promocionit si dhe agjendave të përbashkëta muzeale. Po ashtu u elaborua vullneti dhe gatishmëria për të zhvilluar tutje këtë veprimtari si dhe zhvillimin e mëtejmë të lidhjes ndërmuzeale në Kosovë.

Drejtori i Muzeut të Mitrovicës, Hajrullah Mustafa, tha se muzetë duhet të trajtohen sipas territorit të kompetencave dhe që mund të jenë: Muze Nacionalë, Regjionalë dhe Komunalë.

Ai po ashtu sugjeroi se Muzeu i Qytetit të Mitrovicës, i cili tanimë feston 67 vjetorin e veprimtarisë, dhe si muze i dytë me i pasuri në Kosovë, ligjërisht nuk do të duhet të trajtohej njëjtë me muzetë e krijuar rishtazi.

Drejtuesi i Muzeut të Ferizajt, Ilir Bytyqi tha se sa i përket problematikave të veprimtarisë muzeale, pothuajse të gjithë muzetë prezentë ballafaqohen me sfida të njëjta.

“Muzeu i Ferizajt është muze i ri, i cili u themelua në vitin 2011. Si muze një ndër sfidat më të mëdha i kemi mungesën e objektit adekuat si dhe mungesa e stafit profesional, promocionin etj. Duhet të shtoj se me sa po e shoh, vullneti i mirë kolegial dhe profesional e mban të gjallë veprimtarinë muzeale në Kosovë”, tha Bytyqi.

Drejtoresha e Muzeut të Vushtrrisë, Shkurane Begu, tregoi rreth historikut të themelimit të Muzeut të Vushtrrisë dhe theksoi se “një ndër sfidat kryesore të muzeve të rinj në Kosovë, është mungesa e ligjit që do e specifikonte blerjen e eksponateve, si fokus akut i krijimit të koleksioneve të muzeve të reja, duke e pasur parasysh se kemi konkurrencë të me veprimtaritë komerciale si hoteleritë të cilët kanë mundësi të blejë artefakte që u mungojnë muzeve për shkak të mos fondeve”.

Kjo iniciativë u prit me shumë kërshëri nga udhëheqësit muzealë si dhe u pa si takim i domosdoshëm. Nga ky takim dolën disa rekomandime, me ç’rast u përcaktua takimi i radhës që do të mbahet në javën e fundit të shtatorit të viti 2019 në Muzeun e Qyteti të Mitrovicës si dhe u pa shumë e nevojshme të kërkohet takim me Mistrinë për Kulturë, Rini e Sport për t’i kumtuar rekomandimet e dala nga ky takim.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending