Aktuale
Suhareka hap Konkurs Arkitektonik për qendrën e qytetit, vlerësohet propozimi teknik 80%

Qyteti i Suharekës ka ndarë mendjen që të realizojë një projekt të madh, për ndryshimin e Qendrës së Qytetit dhe shndërrimin e saj në shesh.
Herën e parë kjo gjë kishte shkuar me tender dhe kishte rezultuar me një projekt qesharak, me shumë mangësi, teksa tash Komuna e Suharekës ka hapur konkurs arkitektonik.
Ndërtimi i sheshit të qytetit parashihet me Planin Rregullues të Hollësishëm për “Zonën Qendër”.
“Iu mundësohet kompanive projektuese të merren me shqyrtim të situatës, analizës së gjendjes, në përputhje me detyrën projektuese, normat teknike dhe dispozitat ligjore në fuqi dhe të hartojnë projekt konceptual për ‘Sheshin e qytetit’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.
Përzgjedhja e konceptit më të mirë do të bëhet përmes komisionit të pavarur profesional. Pikët e vlerësimit do të vijnë në këto kritere: Propozimi Teknik 80% i pikëve, kurse Propozimi Financiar 20%.
Vendit të parë do t’i ndahet pagesa sipas çmimit që vendoset në projekt ideor dhe zbatues për konservim dhe adaptim. Kompania fituese është përgjegjëse edhe për hartimin e projektit zbatues.
Çmimi i dytë do të shpërblehet me 2500 euro, kurse Çmimi i tretë do të shpërblehet me 1500 euro.
Në këtë link të mëposhtëm do të mund të gjeni komplet dokumentacionin, pasi të jeni pjesë e e-prokurimit: https://e-prokurimi.rks-gov.net/SPIN_PROD/APPLICATION/IPN/DocumentManagement/DokumentPodaciFrm.aspx?id=260467
