Prokurim Publik
Suhareka bëhet gati për dimër, rreth 200 mijë euro planifikon për mirëmbajtje të rrugëve
Komuna e Suharekës ka filluar të bëhet gati për stinën e dimrit. Ajo, ka filluar procedurat e prokurimit për projektin për mirëmbajtjen e rrugëve lokale gjatë kësaj stine.
Suhareka ka bërë njoftim për kontratë për këtë projekt, për të cilin parashikon të shpenzojë rreth 200 mijë euro (106.912,50).
Të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar për këtë kontratë ofertat e tyre mund t’i dorëzojnë deri më 21 tetor në ora 14:00 përmes e-prokurimit, ndërsa në këtë njëjtën ditë dhe kohë do të mbahet edhe takimi për hapjen e tenderëve, në Zyrën e Prokurimit të Komunës së Suharekës.
Në lidhje me këtë kontratë, do të ketë kufizime në numrin e operatorëve që do të ftohen për këtë tender Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Ndërsa, nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit.