Connect with us

Arkitekturë

Studentja me projekt për rijetësimin e objektit 90-vjeçar në Mitrovicë

Published

on

Është një nga objektet identifikuese të Mitrovicës, i vendosur në qendër të qytetit. Ish-hotel “Jadran” ishte ndërtuar në vitin 1928, për të ndryshuar funksionet ndër vite. Në fillim objekti ka funksionuar si hotel, pastaj si objekt administrativ, më pas si bibliotekë e qytetit. E, pastaj ky objekti është privatizuar dhe aktualisht përdhesa e objektit kryen funksion afarist.

Kushtrim Hajzeri

Mirëpo, është dikush që ka menduar të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në këtë objekt, me qëllim të ruajtjes së tij dhe futjes në funksion për qytetarët e Mitrovicës.

Arkitektja e re, Valmira Osmani ka hartuar një projekt për ndërhyrje në këtë objekt me qëllim të shndërrimit të tij në bibliotekë të qytetit, projekt ky të cilin ajo e ka realizuar me kontirbutin edhe të profesor Flamur Doli, për të marr titullin master i arkitekturës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, raporton Ndertimi.info.

Gjithçka kishte filluar me idenë për të dhënë kontribut për mbrojtjen e trashëgimisë, duke propozuar praktikimin e metodave më bashkohore të trajtimeve të monumenteve në ish-hotelit, me qëllim të ruajtjes së tij, integrimin në përditshmërinë e shoqërisë dhe prezantimin e tij gjeneratave të ardhshme.

Osmani ka treguar për Ndërtimi.info se zgjedhjen e këtij objekti për projektin e saj e kishte bërë duke u bazuar në vlerat e larta arkitektonike, historike dhe estetiko-artistike të cilat që posedon ndërtesa e ish-hotel “Jadranit”.

Ajo ka projektuar që objektin aktual ta zgjerojë, duke u bazuar në rrethinën dhe duke respektuar arkitekturën e objekteve përreth.

Vet fakti që objekti po trajtohet si zgjerim i një monumenti, bënë që ai ta respektoj frymën e arkitekturës ekzistuese në raport me madhësinë, materialet dhe karakterin e tij. Përkatësisht, edhe pse objekti i ri shquhet me një stil tjetër të arkitekturës, duke pas parasysh trajtimin e elementeve horizontale dhe vertikale te fasadës, përqindjen e hapjeve ndaj fasadës boshe dhe kulmin në formë jo të rregullt nga qelqi, paraqet një objekt i cili me dukjen e tij nuk i bënë konkurrencë ndërtesës së ish- hotel “Jadranit” por bashkëvepron me të në një kontekst harmonik të ambientit në të cilin gjenden”, ka thënë ajo.

Metodat për rijetësimin e objektit, sipas studentes së arkitekturës, shpie në llojllojshmëri të funksioneve të mundshme, mirëpo duke u bazuar në ndërhyrjet e mëhershme dhe dëmet që janë bërë, sidomos në enterier, duhej të zgjedhej një funksion i cili do ta kthente në qendër të vëmendjes së shoqërisë objektin dhe nuk do ta rëndojë më shumë gjendjen fizike burimore të tij.

Tutje, ajo ka shpjeguar strukturën e objektit dhe ndryshimet konkrete që parasheh projekti.

“Meqenëse ndër vite objekti i ish-hotel “Jadranit” ka ndërruar disa herë destinimin, për nevoja të funksionit janë bërë intervenime duke rrënuar pjesë burimore dhe duke shtuar pjesë të reja. Fillimisht propozohet të bëhet rrënimi i secilës pjesë të shtuar më vonë duke lënë objektin vetëm në elemente të gjendjes burimore, pastaj të bëhet konservimi i nevojshëm i konstruksionit te objektit I cili do rriste qëndrueshmërinë e tij për vitet e ardhshme si dhe ruajtja e elementeve dekoruese burimore te cilat posedon ne fasadat kryesore. Gjithashtu është menduar rikonstruimi i fasadave të përdheses dhe trajatave të hapjeve sipas gjendjes burimore te objektit”, është shprehur Osmani.

Edhe pse ende nuk e ka planifikuar prezantimin e projektit te institucionet kompetente, ajo  ka vlerësuar se implementimi i projektit, përkatësisht trajtimi i objektit të vjetër jo vetëm që është e mundur, por do duhej të ishte detyrë primare i institucioneve kompetente për mbrojtje të monumenteve.

E, në rast se ky projekt do të implemetohet, sipas Osmanit kostoja e intervenimit në ish-hoteli “Jadrani” do të duhet të bazohet në ndonjë ekspertizë të gjendjes faktike të tij, ku si rezultat do dilte edhe pasqyra detale financiare e nevojshme për zbatim.

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending