Arkitekturë
Studenti i arkitekturës diplomon pasi shndërroi autobusin në “shtëpi”
Ashtu si shumë studentë të arkitekturës, Hank Butitta ishte zhgënjyer shumë herë , pavarësisht punës dhe përpjekjeve të tij në shkollën e arkitekturës.
Por, ai nuk hoqi dorë dhe kur erdhi koha e diplomimit zgjodhi një temë të veçantë. Për këtë vendosi që ta blinte një autobus të vjetër dhe ta kthente në një hapësirë të përshtatshme për jetesë.
Nga puna e tij rezultoi me një “shtëpi” lëvizëse 225 metra katrorë, e kompletuar me parket të rikuperuar të palestrës dhe ndriçimin LED.
Në faqen e tij të internetit (ëëë.hankboughtabus.com), Butitta thotë, “Ky projekt ishte një mënyrë për të treguar se si ndërtimi i një strukture të vogël me detaje të thjeshta mund të jetë më e vlefshme sesa të hartojmë një projekt kompleks që është teorik dhe i kuptueshëm” , ka shkruar ai.
Duke përdorur dritaret e gjera prej 28 inç s, autobusi ndahet në katër zona kryesore: banjo, kuzhinë, korridor dhe dhomë gjumi.
Butita paraqiti automjetin e tij të riorganizuar si projektin e tij të tezës në Shkollën e Arkitekturës të Universitetit të Minesotës. Ai u diplomua në maj, dhe pastaj filloi një udhëtim rrugor prej 5,000 miljesh (që aktualisht është në zhvillim), me “shtëpinë” e tij lëvizëse.
Butita është i vendosur të shtyjë përpara projektin dhe ka plane për një turne; ai do të dëshironte të sillte autobusin e tij dhe historinë e tij në shkollat e arkitekturës në SHBA, duke diskutuar se si projekti i tij lidhet me gjendjen aktuale të arsimit arkitektonik dhe lëvizjen e vogël të shtëpisë.
Në videon më poshtë e gjeni informata për projektin e tij.