Aktuale
Studentët e Gjeodezisë të shqetësuar për mos-akreditim të programit [video]

Drejtimit “Gjeodezi” në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës po planifikohet t’i vihet dryni. Për programin “Gjeodezi” – Bachelor, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vendosur t’ia tërheq akreditimin.
Dëmi më i madh për mos akreditimin e këtij programi do ta bartin studentët, që po e vlerësojnë si vendim i gabuar.
Albion Sertolli, që këtë viti ka nisur studimet në Gjeodezi, thotë se veç dëmit mos akreditimi i këtij drejtim mund të humb edhe interesimi i studentëve të ardhshëm.
“Mos akreditimi i degës ‘Gjeodezi’ mendoj që është në dëm tonin për arsyeje se studentët e tjerë nuk munden me u regjistru vitin e ardhshëm.Ky mundet me qenë në dëmin tonë dhe mundet me u hup interesimi nga studentët tjerë për me ardh në drejtimin e Gjeodezisë”, tha Sertolli.
https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/413505582720418/
Një vendim të tillë e ka quajtur të gabuar edhe absolventi i Gjeodezisë, Dren Myrtezani. “Në kohët e fundit ka pas dhe prurje të reja të kuadrove në Gjeodezi. E komentoj si të gabuar hapin dhe mendoj që duhet të akreditohet. Për ne që jemi në përfundim jo por ndoshta dikush ka aspirata të studiojë këtë drejtim”, tha Myrtezani për Ndërtimi.info
E Osman Dula që po ndjek studimet master të Gjeodezisë ka thënë se Fakultetit i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ka mjaftueshëm kuadro për programin e Gjeodezisë. “Nuk kam informacion të sigurt por mendoj që është hap i gabuar pasi që mendoj që ka kuadro. Nuk di çfarë janë nivelet që janë bazuar Agjencia e Akreditimit por mendoj që është hap i gabuar pasi që kemi kuadro”, tha ai.
Por Dula ka theksuar se tërheqja e akreditimit të programit “Gjeodezi” Bachelor është i keq për Kosovën dhe se Kosovës i nevojitet ky drejtim. “Keq. Mendoj që është keq se Kosovës i nevojitet një drejtim i gjeodezisë dhe mendoj që është keq për studentët që tashmë janë studentë të gjeodezisë. Me mos akreditimin munden me pas problem për vazhdimin e studimeve të mëtutjeshëm ndërkombëtar ose kudoqoftë tjetër”, theksoi Dula.
Ndërkohë, shefi i Katedrës “Gjeodezi” në FNA, Përparim Ahmeti, ka deklaruar për Ndërtimi.info se ky vendim nuk ka bazë ligjore.
Ndërkaq, Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i janë akredituar programet si në vijim: “Arkitekturë” në nivelin Master i shkencës, “Hidroteknikë” në nivelin Bachelor i shkencës dhe Master i shkencës, “Ndërtimtari” në nivelin Bachelor i shkencës dhe Master i shkencës./Ndërtimi.info/
