Connect with us

Aktuale

Studentët e Arkitekturës prezantojnë projektin për rregullimin e Parkut të Prishtinës

Published

on

Është prezantuar projekti ideor për rregullimin e Parkut të Qytetit në Prishtinë, i cili po zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i të Drejtës ndaj Qytetit për të Gjithë” e organizuar nga UN HABITAT-it, UN Women dhe Komuna e Prishtinës .

Projekti ideor është prezantuar nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lidhja e parkut me qytetin, rrjedhshmëria e shtigjeve brenda në park, rritja e aktiviteteve në disa zona brenda parkut, ndërrimi i materializimit të shtigjeve, kanë qenë disa nga pjesët e parkut në të cilat është kërkuar ndërhyrje përmes projektit ideor.

Intervenimi në parkun e qytetit është bërë meqë kjo zonë konsiderohet si pjesa më e pasiguritë në Prishtinë.

Studentja Blerina Boshnjaku ka treguar rrjedhimisht procesin e projektimit të rregullimit të Parkut të Qytetit.

“Kanë qenë tri nivele në të cilat ne kemi ndërhyrë në park. Një ka qenë me lidh parkun me qytetin për shkak se pavarësisht që afër qendrës ka qenë shumë i izoluar. Me rrit rrjedhshmërinë e shtigjeve brenda në park dhe po ashtu me rrit aktivitetet në park në disa zona në të cilat është parë e arsyeshme. Këto janë tri nivele që ne e kemi paraparë. Sa i përket lidhjes së parkut me lagjen është paraparë me u kriju njëfarë shkallëzimi i cili ka në nivele parku. Po ashtu me u largu rrethojat që edhe vezualisht parku me u hap ndaj rrethinës dhe me u trajtu rrugët të cilat të qojnë nga qendra e qytetit deri te parku”, tregoi Boshnjaku.

Po ashtu është kërkuar edhe shtimi i shtigjeve formale.

“Po ashtu me u shtu edhe numri i shtigjeve formale, sespse janë vetëm disa shtigje të cilat nuk të japin shumë hapësirë me u përjetu shumë pjesë të parkut po ashtu me u ndërru materializimi shtigjeve sepse vetë materializimi ekzistues është barrierë për shumë kategorisë së shoqërisë. Po ashtu në disa zona që janë të pasigurta i kemi shtuar disa aktivitet”, shpjegon Boshnjaku.

Klodeta Krasniqi nga HABITAT tregon se gjatë procesit janë marrë parasysh kërkesat e banorëve përreth dhe është vëzhguar nga afër situata me të cilën përballen dhe ndihen të pasigurt qytetarët që frekuentojnë Parkun e Qytetit.

“Gjatë identifikimit të problemeve në park kemi pa që në disa hapësira ka shumë shkurreje dhe ne gjatë lëvizjes presim që dikush të jetë aty-fshehët. Rrugët që qojnë deri te parku ka shumë kthesa dhe skuta që na bëjnë të pasigurt. Po ashtu kemi shtëpi të lëna të cilat na bëjnë të ndihemi jo shumë të sigurt. Sa i përket sinjalistikës. Nëse ne jemi aty nuk kemi asnjë tabelë që na njofton ku gjenden aktivitetet e ndryshme apo cfarëdo informate. Propozimi për me pas në park ka qenë pasurimi i parkut me ulëset e ndryshme. Shënjimi i hyrjes, pasurimi me fusha të reja sportive, dhe hapësirat publike”, tregon ajo.

Përfaqësuesja e HABITAT-it Gëwendoline Mennetrier është shprehur se qytetet duhet të jenë të dizajnuara dhe të urbanizuar.

Ajo tregon se për projektin është menduar të merren përshtypjet e grupeve të ndryshme por me theks ato të vajzave dhe grave ku në atë mënyrë të sjellët një projekt më i qasshëm për të gjitha kategoritë.

“Gratë dhe burrat e shfrytëzojnë qytetin në forma të ndryshme dhe ne si praktikues të këtij profesioni duhet me shfrytëzu dhe me kujdes që mjetet dhe qytetarët e ndryshëm me jep ide për projektin. Për këtë arysje ky projekt përmes aktiviteteve që ka pas është munduar që me marr përshtypjen e grupeve të ndryshme sidomos vajzave dhe grave që ato me sjellë projekte sa me të qasshme për të gjitha kategoritë në hapësirat e qytetit. Në përfundim kemi ardh se propozimet e shkruar sidomos nga gratë dhe vajzat janë ide gjithëpërfshirëse që vlejnë edhe për kategoritë e tjera”, tha ajo.

Ndërsa, drejtoresha e parqeve në Komunën e Prishtinës Fatime Hajdari ka treguar se Komuna e Prishtinës është e angazhuar që sa ma shpejtë ta jetësoj këtë projekt.

“Komuna ka shpreh gatishmërinë që sa më shpejtë të jetësohet dhe ta shtyjmë fazën finale për këtë projekt, duke pas parasysh edhe ankesat e qytetarëve dhe  banorëve përreth qoftë për mungesë të funksionalitetit qoftë për mungesë të sigurisë gjatë mbrëmjes”, tha Hajdari.

Po ashtu ajo tregon se në fillim të vitit 2019 do të filloj realizimi i projektit.

Pas parasysh që përskaj parkut gjendet dhe pompa e benzinës, Krasniqi tregoi se kjo çështje është fazë e cila merr kohë dhe se është mbetur që t’i adresohet komunës.

Pas përfundimit të prezantimit të projektit, profesori i Arkitekturës, Ilir Gjinolli tha se fokusi duhet të jetë lidhja me rrethinën. Ai po ashtu dha idenë se duhet trajtuar edhe lëvizja, parkimi i veturave, trajtimi i gjelbërimit në kontekstin e rigjenerimit si dhe të mendohet hapja e parkut vizuelisht dhe bërjen e parkut më atraktiv.

“Fokusi është në lagje por lidhja me rrethinën është e domosdoshme ajo nuk është ujdhese. Psh në lidhje me rrugën që zbret në Dodonë, aty është një problem që nuk është trajtuar. Lëvizja, parkimi i veturave, uzurpimi. Cili është zgjidhja që e bënë parkun atraktiv në lidhje me këtë është trajtimi i gjelbërimit në kontekstin e rigjenerimit të gjelbërimit. Trupat e pemëve janë qenie të gjalla dhe ka trupa që janë vjetërsuar . është e rëndësishme me mendu në hapjen e parkut vizualisht dhe bërjen e parkut më atraktiv”, tha Gjinolli.

E profesoresha në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Ardita Byci ka potencuar se duhet të ekzistojë edhe një hierarki e vegjetacionit.

Ky është një proces përmes të cilit pjesëmarrësit kanë analizuar karakteristikat fizike të një hapësirë publike, kanë shprehur mendimet e tyre se si hapësirat në fjalë mund të reflektojnë pasiguri, dhe ofrojnë propozime konkrete për përmirësimin e mjedisit urban.

Me këtë rast intervenohet në ndriçim, shenjëzim, infrastrukture rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending