Aktuale
Struktura mbuluese e thurur në mënyrë robotike afër përfundimit
Arkitekti gjerman Achim Menges ka projektuar një strukturë mbuluese për kompleksin “Pier 17” të projektuar nga kompania “SHoP” në rrethin e Seaport në Manhatan. Me një formë që rrjedh nga krahët e buburrecit të patates, struktura do të vendoset në çati të ndërtesës, duke zëvendësuar një pergolë xhami që ishte hequr nga Komiteti i Ruajtjes së Pikave të Referimit (LPC).
Pasqyrimet fillestare të SHoP-it përshkruajnë një çati perfekte që njerëzit do ta gëzojnë duke u relaksuar. Megjithatë, këto paraqitje më të reja sugjerojnë se përdorimi më i madh i hapësirës është i mundshëm, me turma të mëdha njerëzish të mbledhur nën strukturë për relaksim rastësor dhe koncerte të mëdha. Në të vërtetë, hapësira është projektuar për të organizuar deri në 4.000 evente si shfaqje kinematografike në natyrë, ndeshje tenisi, dizajne arti, etj.
Menges, i cili është profesor në Universitetin e Shtutgartit, është frymëzuar nga këto buburreca në të kaluarën. Pavijoni i filamentit “Elytra” për Muzeun Viktoria dhe Albert në Londër mori formën e tij nga “strukturat fijore të krahëve të përparmë të insekteve fluturuese të njohura si elytra”, dhe në Pier 17, puna e tij bazohet në shtresën e krahut të buburrecit të patates.
Ashtu si në Londër, struktura do të thuret në mënyrë robotike. Struktura komplekse do të përbëhet nga fibra qelqi dhe karboni. Përfshirë brenda do të jenë drita që ndriçojnë strukturën, duke e bërë të dukshëm prej buzë ujit, dhe veçanërisht Ura e Bruklinit – një pikë referimi që Menges gjithashtu përdorte për ta treguar dizajnin e tij. Në vitin 2015, fqinjët shprehën gjithashtu shqetësime se pergola do të bllokonte pamjet e Urës së Bruklinit.
Sipas “SHoP”, struktura prej 250.000 metra katrorë dhe 200 milionë dollarë, Pier 17, do të përfundojë në 2018.
You must be logged in to post a comment Login