Arkitekturë
Struktura e akullit që theu rekordin e ri për lartësi

Akulli nuk shihet shpesh si material ndërtimi, megjithatë një ekip ndërkombëtar i studentëve holandezë dhe profesorë nga Universiteti i Teknologjisë Eindhoven, Kolegji Summa dhe Instituti i Teknologjisë Harbin (HIT) kanë përdorur materialin e ngrirë për të ndërtuar “Flamenco Ice Toëer” në Harbin të Kinës – shtëpia e Festivalit ndërkombëtar të skulpturës së akullit dhe dëborës
Dizajni i kullës tërheqëse u frymëzua nga forma e kullave tradicionale kineze dhe veshja flamengo. Ajo ka një gjatësi 31 metra, ekuivalente me një ndërtesë 6-katëshe, duke e bërë atë guaskën më të madhe të akullit në botë, 10 metra më lart se përpjekja e mëparshme e ekipit në vitin 2015.
Çelësi i suksesit të kullës është përdorimi i akullit të përforcuar me fibra. Fibrat natyrore, të tilla si druri, janë të përzier me akullin për ta forcuar atë, duke krijuar një material ndërtimi jashtëzakonisht të besueshëm.
Për të ndërtuar kullën e madhe, fillimisht ishte fryrë një tullumbace si bazë. Një trashësi mesatare prej 25 centimetrash e akullit të përforcuar me fibra u mbulua më pas mbi tullumbace. Pasi i gjithë akulli ishte vendosur, tullumbacja u shfrye dhe u hoq për të zbuluar një sipërfaqe të lëmuar të bardhë në brendësi.
Hapja zyrtare e kullës së akullt Flamenco u mbajt më 10 janar nga ambasadori holandez dhe Universiteti i Teknologjisë së bashku me Institutin e Teknologjikë, të cilët po synojnë të vazhdojnë me mundësinë e krijimit të strukturave të akullit për Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 2022.
Ndërtimi i kullës së akullit mund të shihet në videon më poshtë:
