Arkitekturë
Stadiumi nikoqir i superkupës evropiane me emrin e mbretit legjendar
																								
												
												
											Më 8 gusht stadiumi i Shkupit “Filipi II” do të jetë mikpritës i superkupës së Evropës që do të zhvillohet mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit, duke u bërë kështu stadiumi i parë maqedonas nikoqir i një finaleje europiane.
Arena Kombëtare Filipi II, e njohur nga viti 2016 si Telekom Arena dhe e quajtur më parë Stadion Gradski Shkup (Stadiumi i qytetit të Shkupit), u ndërtua në vitin 1947. Stadiumi në atë kohë ishte një stadium i pambuluar në formë amfiteatri. Qysh nga atëherë është shtëpia e klubeve nga Shkupi, Vardarit dhe Rabotniqkit, si dhe ekipit kombëtar maqedonas.
Stadiumi pësoi ndryshimin e parë të madh kur në vitin 1978 u ndërtua pjesa jugore e mbuluar nga arkitektët Dragan Krstev dhe Todorka Mavkova, por, ndryshimet më të mëdha u bënë në mes të viteve 2008 dhe 2013 kur stadiumi u rindërtua pothuajse tërësisht. Shuma e cila u shpenzua në vitet 2008-2013 për rinovimin e stadiumit kapi shifrën e 60 milion eurove.
Punimet filluan me ndërtimin e anës së re veriore, duke vazhduar me dy pjesë prapa portave dhe përfundoi me një rinovim të pjesës së jugut, pistës për atletikë dhe fasadës.
Ndodhet në veri-perëndim të qendrës së qytetit të Shkupit. Është larg përafërsisht 15 minuta në këmbë nga Sheshi Qendror i Maqedonisë. Stacioni kryesor hekurudhor i Shkupit, i vendosur në anën tjetër të qendrës, është pak më larg. Po ashtu stadiumi është edhe mikpritës i koncerteve dhe eventeve të tjera të rëndësishme. /Ndertimi.info/
																	
																															
														

														
														


											
											
											
											
											
											
											
											
											
											
											
											
											
											
											
You must be logged in to post a comment Login