Arkitekturë
Stadiumi në të cilin janë të gërshetuara tri lloj formash arkitekturore [foto+plani]
Stadiumi “Sonora” në Meksikë dallohet si një element ikonografik i rajonit. Ky stadium karakterizohen fillimisht me projektin dhe format arkitekturore të cilat i përmban e më pas edhe për kapacitet dhe gjithçka tjetër çfarë iu ofron meksikanëve.
Stadiumi është hartuar me standardet e kualitetit të ligave kryesore dhe gjatë procesit të saj krijues është miratuar nga bordi i Arizona Diamond Backs dhe përfaqësuesit e MLB. Struktura e brendshme e fushës së lojës është projektuar, ndërtuar dhe mbikëqyrur në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe materialet e teknologjisë së lartë.
Rërë, zhavor, argjilë, bar, kullime, ujitje dhe një përcjellje e saktë në shpatet dhe sipërfaqet e saj krijojnë kushte ideale për sportin e bejsbollit në nivelin më të lartë.
Ndërtesa ka kapacitet për 16,000 spektatorë me akses të plotë për njerëzit me nevoja të veçanta. Falë këtyre kushteve e karakteristikave, Stadiumi “Sonora” ka kapacitet për ngjarje ndërkombëtare si “Seria e Karaibeve”, “World Baseball Classic” ose për të marrë skuadra të mëdha të ligës në lojërat ekspozuese.
Ndërtesa është përcaktuar nga një gjest i vetëm që ndërton gjeometrinë e stadiumit nga baza, që strehon fushën e lojës e cila lidhet me një perimetër të shpateve që dalin nga toka. Këto ndërtojnë brendësinë e stadiumit të shoqëruar nga një arkitekturë peizazhore që përshkruan mjedisin midis vëllimeve, duke krijuar akses dhe shtigjet për këmbësorëve që çojnë deri tek ndërtesë.
Ndërtesa kryesore përmban suita private dhe një zonë ngjarjesh nga ku shihet qyteti në horizont. Në bodrum, klubi i ekipit lokal është i pajisur plotësisht me zona për pushim, rekreacion, masazh, dollapë, palestër, mbushje tuneli, shërbime, parkim dhe shtyp.
Thënë shkurt dhe thjeshtë ky stadium përmbushë të gjitha nevojat dhe kërkesat si për vizitorët dhe shikuesit ashtu edhe për lojtarët dhe skuadrat e tyre.
/Ndertimi.info/