Aktuale
Sri Lanka: Shkon në 207 numri i të vdekurve, pas shpërthimeve në kisha e hotele

Të paktën 207 persona kanë vdekur dhe mbi 450 janë plagosur pas një serie shpërthimesh të kordinuara që ndodhën në kisha e hotele, mëngjesin e sotëm, në Sri Lanka.
Objektiv i këtyre tetë sulmeve ishin adhuruesit katolikë që ndoqën meshën e Pashkëve dhe turistët e hoteleve që frekuentoheshin kryesisht nga vizorët e jashtëm.
Autoritetet në Sri Lanka kanë nisur një operacion masiv të sigurisë dhe kanë imponuar një shtetrrethim për të evituar ndonjë tjetër tragjedi, transmeton Ndërtimi.info.
Ministri i Mbrojtjes në Sri Lanka Ruwan Wijewwardena, tha se hetimet kanë vërtetuar se bombat vetëvrasëse janë përgjegjëse për shumicën e bombardimeve dhe se vala e sulmeve është punë e një grupi të vetëm.
Në lidhje me spekulimet se ky shpërthim mund të ketë qenë një sulm terrorist Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe bëri thirrje që të mos përhapen raporte e konkluzione të paverifikuara.
Aktualisht janë duke vazhduar kërkimet për persona të tjerë që mund të kenë qenë cak i këtyre sulmeve si dhe dëmet e shkaktuara në këto objekte.
Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha objekteve të përfshira nga sulmet:
Vendi i shenjtë i Shën Anthonit, Kochchikade
Kisha e Shën Sebastianit, Negombo
Kisha e Sionit, Batticaloa
Cinnamon Grand, Colombo
Hotel Shangri-La, Colombo
Hotel Kingsbury, Colombo
Afër kopshtit Dehiwala në Dehiwala-Mount Lavinia
Një shtëpi në Mahawila, Dematagoda./Ndërtimi.info/


