Connect with us

Aktuale

S’ndalen problemet për tenderin milionësh për projektin e “Autostradës së Dukagjinit”

Published

on

Në prill të këtij viti Ministria e Infrastrukturës pati dhënë kontratën për tenderin që ka të bëjë me hartimin e projektit zbatues për ndërtimin e “Autostradës së Dukagjinit”. Por as pas 3 muajve nuk është arritur që të përfundoj ky aktivitet i prokurimit në këtë fazë.

Për dhënien e tenderi që kalon shifrën e mbi 1 milion eurove po ka ankesa. Ankesa këto të cilat po pretendojnë se Ministria e Infrastrukturës nuk po përfill nenet të cilat përcaktohen me Ligjin e Prokurimit Publik (LPP), shkruan Ndërtimi.info

Konsorciumi “N.N.P ENG IDEA dhe LORENCO&CO Sh.P.K” janë ankuar sërish në “Gjykatën e Tenderëve”, kjo pasi që kishin kërkuar që rishqyrtohet edhe një herë tenderi, por kjo kërkesë hasi në “vesh të shurdhër”. Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar konsorciumin për eliminimin si tenderues i papërgjegjshëm.

E që arsyeja e kërkesës për rishqyrtim nga konsorciumi ka ardhur pari që po pretendojnë që AK pa të drejtë i ka cilësuar si operator ekonomik të papërgjegjshëm dhe se arsyet për eliminim nga gara nuk qëndrojnë. Arsyeje të cilat siç thonë janë cilësuara të paqëndrueshme edhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) në vendimin e 160/18.

Ndonëse në ankesë tregohet se me 3 korrik Ministria e Infrastrukturës i kishte kthyer vendimin për refuzimin e kërkesës për Rivlerësim, por me përgjigje konfuze e të paqarta. Kështu të paktën thuhet në ankesë.

Ani pse me 27 qershor kishin arritur që të kenë qasje në dokumentacion zyrtar, megjithatë konsorciumit të eliminuar nga tenderi nuk iu kishte ofruar komplet dosja. E për këtë ata morën një përgjigje përmes e-mailit me arsyetimin se nuk e praktikojnë të bëjnë kopje të dokumentacionit, dhe se po i kanë të zëna edhe fotokopjet por edhe vetë po janë të zënë.

“Me datë:03/07/2018 AK ka kthyer vendimin për refuzimin e kërkesës për Ri-vlerësim si të pa bazuar në të gjitha pretendimet tona, me përgjigjie shumë konfuze dhe aspak të qarta. Me datë 27/06/2018 kemi realizuar lejen për qasje në dokumentacionin zyrtar por prapë nuk është bërë kopja e dosjes komplet nga AK, siç kemi kërkuar përmes e-mailit me arsyet si në vijim, “nuk po e praktikojmë me i ba kopje dokumentacionin, i kemi fotokopjet e zëna, jemi shumë të zënë”. Pra edhe njëherë jemi detyruar të fotografojmë me telefon të gjithë dosjen e grupit të OE të shpallur fitues që na është ofruar nga AK”, tregohet në ankesë.

Gjithashtu thuhet se gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit e veçanërisht gjatë procesit të vlerësimit të tenderëve dhe përzgjedhjes së fituesit ka bërë shkelej të dispozitave të LPP dhe se po ashtu shkelje të Ligjit ka bërë edhe në kërkesën e kompanisë për rishqyrtim të vendimit të AK si mënyrë e zgjedhjes preliminare të mosmarrëveshjes.

Nenet që janë shkelur nga Ministria e Infrastrukturës sipas ankuesit është neni 6, 7, 56.3, 58.1 dhe 58.3 si dhe neni 36.19 të Rregullores dhe Udhëzuesit Operativ të Prokurimit Publik.

Poashtu pretendohet të jetë shkelur edhe neni 41.3.5, neni 41.2, 72 dhe 39 të RrUOPP, neni 60.1.1  si dhe neni 69.4.2.

Autostrada 91 kilometërshe që kalon shifrën e 1 milion eurove (1.039.532,80) do të kaloj nëpër Istog në Pejë, më pa në Deçan, në Gjakovë dhe do të përfundojë në Prizren, raporton Ndërtimi.info

Krejt ky proces kishte nisur ende pa përfunduar ndërtimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe pa filluar edhe punimet në Autostradën Prishtinë-Gjilan.

Ndërsa, i pari i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj kishte deklaruar se “Autostrada e Dukagjinit” do të jetë gjiganti i fundit infrastrukturor dhe që do të fillojë në 2019, kurse do të përfundojë brenda tri viteve.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending