Aktuale
Skulptura e “gjakut njerëzor” shfaqet në New York City nga Quinn dhe “Norman Foster”

“Odyssey” quhet vepra e artit në formë të skulpturës, që si pjesë të projektit ka edhe vendosjen në kube të gjakut të njerëzve, si mbështetje për krizën e vazhdueshme globale të refugjatëve.
Artisti bashkëkohor britanik Marc Quinn ka jetësuar idenë për vendosjen në kube të “gjaku të ngrirë të njerëzve, teksa struktura në formë të kafazit është e projektuar nga kompania e njohur “Norman Foster”.
Skulptura me gjakun e donuar nga personalitete të njohura dhe vullnetarë do të shfaqet me një video shoqëruese që transmeton një mesazh të shkurtër për temën e refugjatëve , transmeton Ndërtimi.info.
Kjo vepër synon të rrisë për 30 milion dollarë të ardhurat për organizatat që mbështesin dhe ndihmojnë refugjatët në mbarë botën, nga e cila shumë rreth 50% do të shkojë për Komitetin Ndërkombëtar për Shpëtim, ndërsa pjesa tjetër për fondacionin e bamirësië të Marc Quinn që quhet “Human Love”.
Debutimi i parë i veprës jofitimprurëse do të shfaqet fillimisht në Bibliotekën Publike të New Yorkut në vjeshtë të vitit 2019, për të vazhduar pastaj me një turne në shumë vende tjera të botës, transmeton Ndërtimi.info.
“Kriza globale e refugjatëve është një nga tragjeditë më të mëdha që i ndodhin njerëzimi” është shprehur Marc Quinn.
Ai vlerëson se arti është e vetmja mënyrë që mund të ngrisë vetëdijësimin në çështjet e barazisë dhe të pabarazisë shoqërore dhe se ky duhet të jetë edhe funksioni kryesorë i tij./Ndërtimi.info/
