Featured
Skenderajt i kërkohet të kthejë në Rivlerësim tenderin për rrugën Rezall-Likoc

Për tenderi për rekonstruktimi të rrugës Rezall-Likoc L=4. 700 metra, kompania Lirigzoni ShPK ka bërë ankesë ndaj Komunës së Skenderajt.
Kjo ankesë e bërë tek Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), ku thotë se me 23 gusht të këtij viti si palë ankuese kanë marrë vendimin e Panelit Shqyrtues ku sipas këtij vendimi tenderi i lartcekur është kthyer në rivlerësim.
Ku me 31 gusht, zyra e prokurimit në Skenderaj kishte kërkuar sqarime shtesë për inxhinierin e komunikacionit rrugor, e që kësaj sipas kompanisë ankuese Lirigzoni ShPK, I është dërguar diploma e noterizuar. Por megjithatë, me 5 shtator kompania ankuese prapë eliminohet, për të njëjtat arsyeje.
Më pas me 6 shtator, Autoritetit Kontraktues, Komunës së Skenderaj i dërgohet në e-mail formën e standarde për rivlerësim të aktivitetit të lartcekur dhe brenda afateve ligjore kompania nuk marrin asnjë përgjigje.
