Featured
S’ka ndërtim të shkollës së mesme në Ferizaj, tenderi kthehet në Rivlerësim
Edhe për një kohë do të zvarritet projekti tre vjeçar për ndërtimin e shkollës së mesme në Komunën e Ferizajt, shkruan Ndërtimi.info
Për tenderin “Ndërtimi i shkollës së mesme në Komunën e Ferizajt- projekt
tre vjeçar”, në adresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), me 12 shtator u dërgua ankesë ndaj Komunës së Ferizajt. Ku pas shqyrtimit të ankesës OSHP ka kthyer në Rivlerësim këtë tender.
Ankesa erdhi nga kompania “Euro Services SHPK & Al Trade” e cila pretendonte se Autoritetit Kontraktues, në këtë rast, Komuna e Ferizajt ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit, duke mos qenë transparente gjatë vlerësimit.
Ndërsa në njoftimin për eliminimin e kësaj kompanie si arsyetim kishte qenë mungesa e kontratave valide të inxhinierëve.




