Aktuale
“S’ka asnjë arsye që të mos nis projekti për hekurudhat e Kosovës”
Përveç infrastrukturës rrugore, në buxhetin e Qeverisë për këtë vit është paraprë edhe projketi për investime në hekurdhuat e Kosovës.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar se projekti i hekurdhave është paraparë të nis nga pika kufitare, Hani i Elezit, pastaj në Fushë Kosovë me vazhdim deri në Leposaviq.
“Por përveç infrastrukturës rrugore ne e kemi një projekt mjaftë të madh që është kapital, edhe investimin në hekurudha. Projektin e hekurudhave. Projekti i hekurudhave është e paraprë të nis prej pikës kufitare në Han të Elezit e në Fushë Kosovë, pastaj të vazhdohet në drejtim të Leposaviqit”, tha Hamza në rtk.
Sipas tij, projekti pritet që të nis brenda këtij viti, meqë sipas tij nuk ka asnjë arsye që të mos fillohet me këtë projekt.
“Është projekt i cili financohet në mënyrë të kombinuar, do të thotë prej kredisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Investieve dhe ka edhe grante sigurisht edhe qeveria do të participojë me një pjesë. Është projekt i cili pritet me startu me u realizu në këtë vit. Do të thotë nuk ka asnjë arsye që të mos filloj ekzekutivi i projektit”, ka treguar Hamza.
Rikujtojmë që verën që lamë pas, hekurdhuat në Kosovë kishin ndalur qarkullimin e trenave. Ku Sindikata e Pavarur e Infrakosit kishte reagur lidhur me këtë duke kërkuar Qeverisë së Kosovës që të mbështesin hekurudhat me mjete financiare.




