Featured
Situata politike lë pa ndërtuar memorialin “Ibrahim Rugova”
Situata politike lë pa ndërtuar memorialin “Ibrahim Rugova” në Istog, projekt ky që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Komuna e Istogut.
Projekti që kap shumë prej 1.2 milion euro, mund të përfundoj në këtë vit vetëm nëse tejkalohen problemet me buxhetin të cilin e ka ndarë MMPH-ja për vitin 2016 me shumën prej 294.314 euro, meqenëse i janë dhënë Komunës së Istogut, janë shpenzuar vetëm 40 mijë euro.
E për këtë zyrtarë të Komunës së Istogut thonë se kanë kërkuar që të sigurohen mjetet nga MMPH, por për shkak të situatës mjetet nuk janë ndarë me rishikim të buxhetit.
Ngecjet në realizimin e projektit kanë nxitur reagimin e subjekteve politike dhe të qytetarëve të Istogut. Projekti i paraparë të përfundojë në vitin 2017, sipas opozitës në Istog, nuk ka gjasa të përfundojë gjatë këtij viti, pasi që punët janë ndërprerë krejtësisht ndërsa vendi është shndërruar në një deponi mbeturinash.
Në anën tjetër, në Komunën e Istogut kanë thënë se punët momentalisht janë ndërprerë për shkak se me rishikim nuk është arritur që të sigurohen mjetet për vazhdimin e projektit. “Zëri” ka kontaktuar me nënkryetarin e Istogut, Lulzim Blakaj, i cili ka sqaruar se në fazën e dytë, nga 294.314 euro të MMPH-së të vitit 2016, janë shpenzuar vetëm 40 mijë euro.
“Me rishikim kemi kërkuar që të sigurohen mjetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por për shkak të situatës mjetet nuk janë ndarë me rishikim të buxhetit. Sigurisht që nëse ato sigurohen me rishikim, atëherë memoriali ‘Ibrahimm Rugova’ në Istog do të përfundojë deri në fund të këtij viti, ashtu siç është parashikuar.