Aktuale
Sistemi Vakum i Fshesave Qendrore GDA – sistemi më i sofistikuar në Kosovë
Trendet botërore të teknologjisë dhe rekuizitave për shtëpi kanë ardhur edhe në Kosovë. E fundit me teknologjinë më të re është një super pajisje – GENERAL D’ASPIRAZIONE(GDA), që në Kosovë e përfaqëson kompania “GERO System – Sistemi Vakum i Fshesave Qendrore GDA”.
GDA është një sistem qendror i fshesës me vakum, i ngjashëm me sistemin elektrik dhe ujësjellësin, por me funksionin e vetëm për të thithur, pastruar dhe për ta bërë tërësisht të pastër mjedisin rrethues.
Brenda botës suaj, qoftë profesionale ose pranë familjes në shtëpinë tuaj, le të pulsojë zemra e GENERAL D’ASPIRAZIONE. Ky është një sistem qendror me vakum inovativ për praninë e njëkohshme të karakteristikave me fuqinë thithëse, efikasitetin dhe kursimeve.
Kjo fshesë qendrore ka strukturë të centralizuar, ku njësia lidhet me rrjetin e prizave të ndryshme dhe forcës së saj thithëse, duke ju lejuar që të kontrolloni pastërtinë dhe rrjedhimisht shëndetin në çdo ambient të shtëpisë, zyrës apo objekteve tjera të shfrytëzueshme.
Kontakto kompaninë duke klikuar KËTU
Fshesa Qendrore GDA montohet në formën që njësia kryesore vendoset në një dhomë teknike apo të shërbimit dhe lidhet me gypat PVC të cilët janë të shpërndarë brenda banesës, shtëpisë apo zyrës suaj. Secili prej gypave që shtrihet në ambientet e brendshme ka një dalje në formë prize. Gypi fleksibël futet në prizë dhe gjithçka e papastër merr fund.
Pluhuri, grimcat më të mëdha të pluhurit, bakteret dhe të tjera papastërti nëpërmes gypave shkojnë dhe depozitohen në një enë të veçantë te njësia qendrore. Depozitimi tyre bëhet në një kontejner të veçantë. Sikur kontejneri, ashtu edhe filteri i certifikuar me poliestre duhet të lahen sipas dispozitave që e përcaktojnë larjen, pasi roli i tyre është edhe në largimin e ajrit të filtruar në pjesë e jashtme, duke parandaluar grimcat e vogla të futen në mjedis.
Aty ku jeton dhe punon gjithçka ka rëndësi. Mirëpo rëndësia më e madhe është tek frymarrja dhe nëse nuk kujdeseni për të, atëherë jo gjithçka ka kuptim. Me Sistemin Vakum të Fshesave Qëndrore GDA, në mjedisin tuaj nuk do të ketë vend për mikropluhurin, merimangat e pluhurit dhe bakteret. Ato filtrohen dhe ikin jashtë, duke ju lënë të jetoni shëndetshëm dhe pastër.
Dhe mos të harroni pasi ky sistem i fshesave qendrore, as nuk dëgjohet dhe as nuk shihet, atij vetëm i ndjehet rezultati, kur çdo dhomë është e PASTËR.
*Artikull i sponzorizuar
Aktuale
Rasti “Toka 2”, dëshmitari thotë se mbrojtësit e familjes së tij u tërhoqën nga lënda pasi u kërcënuan nga dikush
Aktuale
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
Aktuale
“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024
-
Infrastrukturë12 hours ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë1 day ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale1 day ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë16 hours ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Infrastrukturë1 day ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë1 day ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
-
Infrastrukturë16 hours ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Aktuale12 hours ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve