Ndërtim
Si variojnë pagat e inxhinierëve në vende të ndryshme
12 vendet që paguajnë më së shumti për inxhinierët civilë kanë përqafuar fushën relativisht të re dhe rëndësinë e saj në ekonominë e një vendi. Ndërsa puna e kryer nga inxhinierët civilë është një nga profesionet më të lashta, që ka të bëjë me ndërtimin, njohja e saj si një fushë e veçantë nga format e tjera të inxhinierive është ende relativisht e re.
Inxhinierët civilë nuk e praktikojnë gjerësisht inxhinierinë; inxhinieria civile është një formë e specializuar e inxhinierisë e cila në përgjithësi i përket inxhinierisë gjeoteknike, inxhinierisë së ndërtimit, inxhinierisë së mjedisit dhe inxhinierisë hidraulike. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se inxhinierët civilë mund të punojnë vetëm në këto fusha. Disa inxhinierë civilë, përgjithësisht ata që punojnë me qeverinë, mund të punojnë në fusha të shumëfishta.
Sajti Engineeringfeed.com ka publikuar 12 vendet në të cilat inxhinierët civilë marrin pagën më të lartë vjetore. Në këtë listë, ashtu edhe si në listën e arkitektëve kryeson Zvicra me 77,438 dollarë pagë vjetore për inxhinierët civilë. Pas saj vijnë vendet skandinave, si Danimarka me 71,565 dollarë dhe Norvegjia me 67,154 dollarë. Ndërkohë listën e vazhdojnë SHBA-ja, Australia, Kanadaja, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe në fund vjen Katari.