Aktuale
Si u shndërrua Kisho Kurokawa në lider të Metabolizmit Japonez

Kur shfletohet libri arkitektëve më të suksesshëm japonez, s’ka se si të mos jetë në mesin e tyre edhe njëri ndër liderët e Metabolizmit Japonez, Kisho Kurokawa, veprat e të cilit vazhdojnë të jenë një shembull për gjeneratat e reja.
E data e tij e lindjes (8 Prill 1934) edhe shumë vite pas vdekjes shenjohet si kohë optimale për të përmbledhur e përkujtuar gjithë diapazonin e gjerë të veprave që ai ia dhurojë arkitekturës japoneze, dhe jo vetëm.
Revista e njohur “Arch Daily”, nëpërmjet një artikulli, e ka përkujtuar arkitektin e njohur në ditëlindjen e tij, duke i vënë dritë kontributit të tij të jashtëzakonshëm, artikull të cilin mund ta gjeni më poshtë.

Kisho Kurokawa ishte një nga arkitektët kryesor të Japonisë së shekullit XX-të, i njohur si një nga themeluesit e Metabolizmit Japonez të viteve 1960. Gjatë gjithë karrierës së tij, Kurokawa mbështeti një qasje filozofike të të kuptuarit e arkitekturës që u shfaq përgjatë gjithë projekteve të realizuara nga ai.

Pas përfundimit të studimeve në universitetin e Tokios nën leksionet e mjeshtrit japonez Kenzo Tange në vitin 1959, Kurokawa ndihmoi në krijimin e Metabolizmit Japonez. Parimet metaboliste rrotullohen rreth ideve të impermanencës dhe ndryshimit. Lëvizja kishte për qëllim të krijonte lidhje më të forta e më të përbashkëta me proceset natyrore.
Kurokawa komentoi se idealet e metabolistëve u frymëzuan nga një koncept japonez i ndërtimit. Në veçanti, fakti se shumica e ndërtesave japoneze ishin drurore do të thoshte se shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore kishin zhdukur tërësisht shumë qytete në Japoni, për dallim me qytetet e tjera perëndimore, ku nga ndërtesat me tulla ose gurë, ishin akoma gjysmë në këmbë.

Ky koncept, i kombinuar me frekuencën e fatkeqësive natyrore në Japoni, ka nënkuptuar se japonezët janë mësuar me rindërtimin e qyteteve nga zeroja, duke çuar në atë që Kurokawa e përshkroi si “një pasiguri rreth ekzistencës, mungesë e besimit në të dukshmen dhe dyshime për të përjetshmen”.
Mundësia e parë për të eksploruar këto ide në thellësi, si forma të ndërtuara erdhi në “Osaka World Expo” 1970” për të cilën Kurokawa projektoi dy pavionë, Beautillion Takara dhe pavionin e IHI Toshiba.
Megjithatë shembulli më i plotë i ndërtuar, i parimeve të dizajnit të Kurokawa ishte rrokaqielli “Capsule Towr”, i realizuar në vitin 1972./Ndërtimi.info/


