Aktuale
Si u ndërtua në lagjen “Dragodan”, e si ishte dashur të ndërtohet sipas ekspertëve [video]
Lagjja “Dragodan” në Prishtinë çdoherë ka qenë e rrezikuar nga rrëshqitjet e dheut. Madje ajo lagje ishte bërë pjesë e miteve urbane për nga rreziku i të banuarit aty, ngaqë dheu i tokës së “Dragodanit”, e njohur me emrin e ri “Arbëri” është i vënë. Për këtë zonë janë bërë edhe dy studime të huaja, ku sipas raportit të tyre ndërtimet në këtë pjesë nuk kanë shkuar si duhet.
Se punimet e ndërtimeve në këtë lagje nuk ka shkuar siç duhet për Ndërtimi.info e thotë edhe udhëheqësi i Rrjeti Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa, raporton Ndertimi.info.
“Unë e kam parë vetëm lagjen e Dragodanit dhe aty janë bërë dy studime. Në 2006 kanë bërë ekspertë nga Shkupi dhe tash vonë e kanë bërë edhe kroatët…Ndërtimi si ndërtim nuk ka shkuar qysh duhet të shkohet edhe pse është topografia edhe pse ka dalë një parametër goxha i lartë i asaj zone po mund të ndërtohet. Por ndërtimi nuk ka shkuar si duhet, sepse ndërtimi është dashur të shkohet nga poshtë hekurudhave, lartë dhe fillimisht duke punuar njëherë në bazament në injektimin. E këta kur filluan për mua ka qenë e befasishme, nisen nga lartë poshtë dhe çdo herë nëse një ekskavator nga prekur diçka ka pasur rrëshqitje”, ka treguar ai.
SHIKO VIDEON NË MINUTËN 7:27
Mustafa ka thënë se ende po përdoren hartat e vjetra sizmike, e të cilat po janë të dështuara. Tutje ai tha askush nuk po iu përmbahet kritereve të cilat dalin nga institucioni të cilin ai e drejton.
“Nuk janë duke iu përmbajtur kritereve të cilat dalin nga institucioni jonë, apo nga harta e rrezikut sizmik dhe nuk janë duke i bërë studimet mikrosizmike. Në çdo vend në botë dhe rajon, zonat urbane është obligim që të bëhen studimet mikrosizmike. Tash është me të rejën nuk përdoren me hartat e vjetra e këta ende janë duke i përdorur hartat e vjetra por ato kanë dështuar”, ka treguar Mustafa.
You must be logged in to post a comment Login