Connect with us

Arkitekturë

Si u ndërtua Kulla Eiffel

Published

on

Ajo është zonja e vërtetë e Parisit. Më e famshme se Louvre dhe Notre Dame, kulla Eiffel u inaugurua në 31 mars 1889. Që atëherë, për çdo vit pret shtatë milionë vizitorë, 250 milionë që nga fillimi i historisë së saj.

Është e përbërë nga 18038 copëza dhe 2 milionë bulona, që më pas janë zëvendësuar nga perçina. Ka një histori shumë të gjatë, mbi të cilën ndoshta ende nuk janë thënë të gjitha. Mjafton të mendosh që, në kohën e ndërtimit, Kulla e Gustav Eiffelit ndeshi në kundërshtimin e shumë personave – intelektualë e politikanë – që e quanin të tmerrshme.

Një monument që madje, sipas kontratës fillestare, do të duhej të çmontohej njëzetë vite pas ekspozitës universale të vitit 1889, që u mbajt në Paris, me rastin e njëqind vjetorit të Revolucionit Francez.

Plot 127 vite nga ajo ditë, një përshkrim i kulla Eiffel, krejt i ndryshëm nga ajo që sheh një turist. Një pikëvështrim i ndryshëm, që do të na shpjerë prapa kuintave të “Damës”.

Sfidë gjigande

Ideja e realizimit të një kulle metali për të kujtuar Republikën franceze është e Gustave Eiffelit. Inxhinier dhe vizionar, është angazhuar tashmë në ndërtimin e vështirë të urave dhe hekurudhave të varura, gjithmonë prej hekuri.

Pika e fortë e tij janë studimet e metalit. Falë matematikës, mendon se mundet ta përkulë hekurin, sipas dëshirës. Por për kullën Eiffel, inxhinieri duhet të krijojë sisteme të reja ndërtimi. Një sfidë shumë më e rëndësishme, se sa ajo që ka kapërcyer vetëm pak vite më herët, duke ndërtuar Statujën e Lirisë në Nju Jork. Një herë sepse po ndërton ngrehinën më të lartë të botës – ishte deri në 1930 – dhe pastaj sepse po e bën për herë të parë prej hekuri.

Një dëshmitar i kohës shkruan: “Veprat e mëdha të lashtësisë, piramidat, për shembull, në mendjen tonë janë të shoqëruara me një turmë të madhe burrash që punojnë, të cilët ulnin leva dhe tërhiqnin me litarë gjigandë. Piramida jonë moderne po ngrihej falë fuqisë së llogaritjeve, prej të cilave krahu i punës reduktohej. Shpesh herë, mjegulla e vjeshtës fshihte pjesët e sipërme e megjithatë mund të shiheshin zjarret e saldimeve.

Punëtorët e kullës nuk shiheshin asnjëherë. Dukej sikur po ngrihej e po rritej vetë, vepër e një magjistari”. Por nuk bëhet fjalë për magji. Është një seri copash të farkëtuara njëra pas tjetrës, sipas projektit të Eiffelit” mijëra projekte teknike të realizuara nga duar të ditura, duke parë që në atë kohë nuk kishte kompjuterë.

Kulla ngrihet për dy vite punë të palodhur

Dyzetë projektues realizuan 1333 metra katrorë drafte: janë planet – me mijë elementë strukturorë – që dy milionë e gjysmë perçina, të bëra bashkë nga montatorë, duhet të bëjnë bashkë. Për aq sa dihet, kulla u montua pa asnjë gabim, dhe çdo perçinë rrëshqet butë-butë në vendin ku është caktuar. Eiffeli e kishte premtuar, vepra është gati pas dy vitesh, pesë muajsh dhe pesë ditësh.

Në kohë për inaugurimin e Ekspozitës Universale. Dhe e bëri me 250 punëtorë. Në tërësi, ndërtimi ishte i vështirë e i ndërlikuar, por në raport me punën e kryer, shkaktoi pak viktima: vetëm tre. I fundit ishte një italian me emrin Angelo Scagliotti.

Sa ka mbetur nga vepra fillestare?

Kulla Eiffel vazhdon të ndryshojë përditë, jo vetëm prej punëve periodike të mirëmbajtjes, por edhe për zgjedhje stilistike. Për shembull në vitin 1930, u hoqën disa harqe vetëm për një arsye estetike, dhe u hodhën. Sot do të ishin për muze. Ashensorët, në të kundërt, ndjekin ende projektin origjinal. Ishin një tjetër sfidë për t’u fituar.

Eiffeli nuk donte t’i vendoste në qendër të këmbëve për të mos prishur efektin elegant të bazës së kullës. Kështu duhej të përshkonin kurbën e kolonave: një vështirësi e re teknologjike. Një sfidë e fituar, megjithatë, duke parë që motorët e përdorur janë të njëjtët, prej 127 vitesh.

Një prej ndryshimeve më emblematike ndodhën në fazën e ndërtimit, kur Eiffeli vendosi të zëvendësojë afro 2 milion e gjysmë bulona me perçina. Në lidhje me këtë gjë, ka dy teori.

Sipas të parës, Eiffeli donte që pas njëzetë vitesh kulla të mos çmontohej siç ishte shkruar në kontratë: me perçinat gjithçka do të bëhej më e ndërlikuar.

Pastaj ka një tjetër hipotezë, shumë më teknike, sipas të cilës bulonat, dalëngadalë, me kohën dhe lëvizjet e kullës dhe hekurit, do të liroheshin ndërkohë që perçinat janë elastike dhe ato do të ndiqnin, ashtu si edhe ndodhi, lëvizjen e natyrshme të strukturës së hekurit.

Mes pjesëve që pësojnë ndryshime është edhe një pjesë e shkallës helikoidale, e cila të shpinte nga niveli i dytë në të tretin: u shkëput në 1980, në kuadrin e një projekti për lehtësimin e monumentit. Shkalla origjinale e 1889 u projektua në 24 pjesë me gjatësi të ndryshme.

Një prej tyre mbetet në brendësi të Kullës Eiffel, tre u janë dhuruar muzeve francezë, të tjerat janë nxjerrë në ankand në vitin 1983 dhe do të përfundonin përreth botës, nga Japonia në Amerikë, në Statujën e Lirisë në Nju Jork dhe madje edhe në Disneyland
, përcjell “Zeri.info”.

Projektuar për të zgjatur

Dhjetëra piktorë, çdo shtatë vite me mijëra tonë bojë rilyejnë tërësisht kullën. Janë ata, në shumicën e rasteve, që sinjalizojnë për pjesët që duhet të zëvendësohen. Një mirëmbajtje pakëz rastësore, që, gjithsesi lejon të bëhet një vlerësim, se sa copa janë zëvendësuar deri tani, dhe sa prej kullës origjinale është ende në këmbë. Sipas Stephane Roussin, përgjegjësi i ri për strukturën që merret me mirëmbajtjen e kullës, vetëm 10 për qind e strukturës ka patur nevojë deri më sot për zëvendësime.

Një kontroll teknologjik i kryer në vitin 2009 ka zbuluar se hekuri i përdorur prej Eiffelit, që ishte i njëjti i përdorur edhe për patkonjtë e kuajve, reagon pak a shumë si druri, por me një rezistencë shumë më të lartë. Po kështu, oksidohet shumë më pak se sa çeliku. Jo vetëm kaq, kulla është edhe në linjë me normat e sigurisë evropiane që janë aktualisht në fuqi: mban të paktën dyfishin e peshës së vet, lëviz por nuk shkatërrohet. Pra, pavarësisht moshës, krijesa e hekurt e krijuar nga gjenialiteti vizionar i inxhinierit Gustave Eiffel, gëzon “shëndet” të plotë dhe duhet të përballojë e qetë shekujt e ardhshëm. Fjalë e ekspertëve.

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending