Connect with us

Featured

Si t’i zgjedhim dritaret për shtëpi

Published

on

Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e dritareve janë forma, materiali dhe rezultatit që ne kërkojmë. Dritaret mund të bëhen me materiale të ndyshme si: alumin, PVC apo dhe prej druri.,dritare per shtepi

Format e ndryshme të dritareve

Hapja e një dritareje është pjesa e lëvizshme e saj, ndërsa pjesa fikse është pjesa e instaluar në mur. E ashtuquajtura dritarja franceze është dritatja më tradicionale: me 2 porta që hapen së brëndshmi dhe me një levë apo me një dorezë e cila shërben për hapjen.

Dritarja në formë dere lejon dy pozicione: një në stil francez dhe një tjetër që lejon që të hapet vetëm pjesa e sipërme e dritares, për të lejuar ndërrimin e ajrit. Këto llojdritaresh përdoren mbi të gjitha në rastet kur jeni me fëmijë të vegjël apo për të ajrosur dhomën në katin e parë.,dritare per shtepi,

Dritaret rrëshqitëse janë të ndërtuara me disa panele vertikale që rrëshqasin horizontalisht me njëri-tjetrin. Dhe përgjithësisht bëhen prej alumini. Avantazhi i tyre është të lejojnë të kursesh vend në krahasim me llojet e tjera të dritareve. Dritaret rrotulluese rrotullohen në një aks-kulmor. Këto dritare janë tipike e vendeve anglo-saksone, pasi ato janë rrotulluese rreth aksit vertikal, të tilla lloj janë më të rralla në Francë.

Performance teknike dhe garanci cilësie

Për të krahasuar vlerat e një dritarjeje në mënyrë që të bëjmë një zgjedhje të mirë, duhen patur parasysh 2 çështje. E para, të ofrojë energji (dritë) në të gjithë tërësinë e saj. E dyta, të stabilizojë energjinë termike që vjen nga dielli. Rezultati i izolimit termik është ai i kërkuari nga të gjithe, ai shprehet nëpërmjet shkronjave dhe “A” tregon nivelin në me të lartë.

Dritare prej druri

Druri është një material natyral perfekt. Dritaret në dru ofrojnë një izolim termik të lartë (klasi B) dhe një izolim të lartë akustik përtej vetratës. Disa komuna me një trashëgimi të rëndësishme historike kanë pranuar të kenë vetëm dritare druri bazuar në planin e zhvillimit lokal.

Nëse dritaret kanë qënë tradicionalisht prej lisi, druri ekzotik me aftësinë e tij për të mos u kalbur ka bërë jehonë në këto vitet e fundit. Pishat evrapiane i nënshtrohen disa përpunimeve të njëpasnjëshme për të siguruar besueshmëri të lartë. Pisha klasike, lisi klasik ekzistojnë në 3 ngjyra, e errët me njolla, me njolla të qarta dhe një tjetër nuancë në të bardhë. Finiturat mund të pikturohen, por në fakt duhet pranuar se këto dritare druri kërkojnë mirëmbajtje të rregullt, si lyerje apo lustrimin. Ato janë të garantuara nga 15 deri në 20 vjet në varësi të modelit.

Dritare plastike PVC

Këto nuk janë më të mirat për ambjentin, por ofrojnë raportin cilësi/çmim dhe janë të klasit “A” dhe sigurojnë izolimin termik. Për tërësinë e gamës së dritareve në PVC është e rëndësishme ti hedhësh tutje detajet e finiturave.

Në fakt, madhësia e tepruar e kornizës mund të minimizojë sipërfaqen e dritës. Natyrisht që çmimi relativisht i ulët ofron zgjedhje të limituara. Mirëmbajtja e dritareve në PVC limitohet vetëm në larjen me ujë e sapun me sfungjer, që është avantazh për to. Ngjyrat mund ti gjejmë në të bardhë të fildisht, imitim druri apo ngjyrat RAL.,dritare per shtepi,

Dritare alumini

Materiali i aluminit nënkupton finesë dhe elegancë në dritare e në korniza. Është posaçërisht i përshtashëm për dyer dhe dritare rrëshqitëse, lejojnë hyrjen e maksimumit të dritës së diellit. Për fat të keq, nuk ka një rezultat të mirë termik (klasa C) krahasuar me materilalet PVC dhe druri. Në të kundërt alumini ka një varietet zgjedhjesh për ngjyrat.

Zgjedhjet dy-ngjyrëshe ofrojnë një ngjyrë për anën e jashtme dhe një tjetër për atë të brendshme. Dhe pse jo për të patur një efiçencë maksimale, ne mund të kombinojmë drurin dhe aluminin me modele mikse: për shembull, pjesa e jashtme në alumin dhe e brendshmja në dru. Kështu ne mund të kemi një dritare estetike me izolim të mirë teknik. Këto dritare janë të garantuara 10 vjet dhe kanë një çmim të lartë krahasuar me llojet e tjera të dritareve.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending