Featured
Si t’i izoloni dritaret për dimër
Me dimrin që po afrohet me shpejtësi, është koha për t’i mbyllur dritaret për të parandaluar erërat e ftohta që hyjnë në shtëpinë tuaj. Dhe përderisa ka shumë mënyra për ta zgjidhur këtë problem, qasja më e mirë kërkon një sulm të dyfishtë: mbylljen e jashtme të dritares dhe e brendësisë.
Mund të filloni duke përdorur një thikë për të hequr çdo bojë të vjetër ose lyerjen e bojës nga rrethi i perimetrit të jashtëm të dritares. Pastaj, pastroni të gjitha papastërtitë dhe pluhurat duke përdorur një furçë pastrimi të zhytur në ujë të ngrohtë me sapun. Fshini sipërfaqen me një leckë të thatë e të pastër.
Tjetra, përdorni ngjitës rreth perimetrit të jashtëm të dritares, për të krijuar një bllokim të erës midis kornizës së dritares dhe murit. Rekomandohet ose 100 për qind ngjitës silikoni. Kjo është mjaftë fleksibile dhe mund të zgjasë për vite me radhë.
Ekzistojnë dhjetëra stile të ndryshme të mbylljes së dritareve, por këto janë disa nga llojet kryesore:
Shkumë me ngjitës: Ky është një lloj i ngjajshëm me shiritat e gomës, që do të thotë se kur dritarja mbyllet kundrejt saj, shkuma ngjitet për të mbyllur boshllëqet. Aplikimi është i lehtë gjithashtu edhe heqja e saj. Vetëm sigurohuni që të keni pastruar tërësisht zonën ku do t’a aplikoni, pasi ngjitësi nuk do të ngjitet në sipërfaqet me pluhur.
Shiritat prej gome janë të formuar nga një tub gome i zbrazët në vend të shkumës së dendur. Kur ngjitet në brez, vija e tubave përputhet me hapësirën, në mënyrë efektive duke mbyllur vrimat.
Spring V-Seal është një shirit plastike që vjen i palosur në formën V. Formëa V hapet, duke krijuar mbylljen midis brezit dhe kornizës së dritareve që bllokon kalimin e ajrit. Ky shirit mund të pritet me gërshërë, gjithashtu, lloji i plastikës shpesh ka një ngjitës të mbështjellë, dhe pas heqjes së mbështjellëses ai është i gatshëm për t’u ngjitur, ndërkohë që shiritat metalik duhet të gozhdohen.
Fletat për izolim të dritareve bllokojnë ajrin e ftohtë duke mbyllur dritaren plotësisht pas vendosjes së një flete të madhe plastike. Fleta ngjitet në shtresën e brendshme të dritares dhe ju pastaj duhet përdorni një tharëse që ajo të vendoset në vend. Ato janë shumë të efektshme në mbylljen e dritareve, por mbani në mend se ju nuk do të jeni në gjendje ta hapni dritaren deri në pranverën e ardhshme, kur ju të hiqni përfundimisht fletën e plastikës.
Shikoni videot e mëposhtme për të parë disa nga shembujt e përmendur lartë:
https://www.youtube.com/watch?v=YJyc3e_EgL0