Connect with us

Aktuale

Si tentoi ish-ministri i Infrastrukturës keqpërdorimin e tenderit 100 milionë euro në ditën e fundit të qeverisjes (Dokument)

Published

on

Dhënia e një tender në vlerë prej rreth 100 milionë eurove për ndërtimin e Autostradës A7 u bë publik në ditën e fundit të qeverisjes së ministrit të LDK-së, Lutfi Zharku.

Ministria e Infrastrukturës me të cilën ka udhëhequr arkëtari i LDK-së, Lutfi Zharku, në ditën fundit të punës, i bëri disa llogari që mund t’i dinë vetëm drejtuesit e kësaj ministrie në krye me ish ministrin Zharku, shkruan Lajmi.net.

Fituesit e tenderit për ndërtimin e Autostradës A7.1 – Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1 (Banullë) deri te Dheu i Bardhë (kufiri me Serbinë), u bënë publik më 11 shtator, ndërsa me datë 12 detyrën në këtë ministri e mori Pal Lekaj i AAK-së.

Vlerësimi i këtij tenderi u bë duke tentuar të dëmtohet buxheti i shtetit për miliona euro, pasi me tender u shpërblyen kompanitë më të shtrenjta.

Lajmi.net posedon hapjen e ofertave të këtij tenderi. Sipas dosjes së hapjes, shihet që disa ofertues kishin çmim shumë më të lirë se sa fituesit dhe arsyeja e eliminimit të tyre është bërë në kundërshtim më shkresat në dosjen e tenderit dhe të Ligjit të Prokurimit Publik.

Zyra e informimit e Ministrisë së Infrastrukturës ka refuzuar çfarëdo përgjigjet rreth këtij tenderi.

Tenderi është ndarë në tetë lote (pjesë). Të gjitha lotot kapin shifrën rreth 100 milionë euro.

Në pjesën e pesë të këtij tenderi, fitues është shpallur kompania “Sallahu” me ofertë financiare prej 21.478.937, 38 euro. Dymbëdhjetë ofertues tjerë për këtë pjesë kanë pasur oferta më të lira. Madje, grupi i kompanive ofertuese “Dino”, Bageri” dhe “Vëllezërit Hysi”, kanë parur ofertë në vlerë prej 11 milionë e 900 eurove, ose përgjysmë më të lirë se sa fituesi raporton Lajmi.net.

Lajmi.net ka gjetur se kjo kompani, sikurse dhe disa tjera është eliminuar kundërligjshëm.

“Në arsyeje e eliminimit të konserciomit tonë, Ministria ka thënë se jeni eliminuar për shkak se nuk ka qenë e lajmëruar  te E-prokurimi një kompani e huaj në bashk-koncerzium. Të gjitha kompanitë e kanë pas nga një të huaj. Ne nuk e kemi lajmëruar sepse ministria në kriteret e saj nuk e ka kërkuar një gje të tillë. Ne kemi kërkuar interpretim në Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) që e mbikëqyr E-prokurimin dhe kujdeset për zbatueshmërinë e ligjit,  dhe ata na kanë kthyer përgjigje se një penalizmi i tillë është në kundërshtim me kërkesat e Ministrisë dhe Ligjin e Prokurimit. KRPP-ja ia një letër e ka përcjell edhe Ministrisë së Infrastruktur”, tha për lajmi.net Bujar Shabani, pronar i kompanisë “Bageri”.

Ky konzercium ka pasur oferta më të lira edhe në disa lote tjera se sa ofertat fituese, sikundër ofertë më të lirë kanë pasur disa ofertues të tjerë krahasuar me fituesit e shpallur.

Lajmi.net e ka siguruar nga KRPP-ja letrën e dërguar në ministri. Në të shihet që është kontestuar vendimi i ministrisë. “Interpretimi i datës 14 korrik 2017 është i plotfuqishëm dhe mund të zbatohet vetëm atëherë kur Autoriteti Kontraktues, kërkesën për regjistrim në platformë për të gjithë anëtarët e grupit (konzerciumit) e vendosin në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit. Në rast se një kërkesë e tillë nuk vendoset në njoftim për kontratë dhe në dosjen e tenderit, atëherë Autoriteti kontraktues në bazë të paragrafit 3 të nenit 56 të LPP-së, nuk mund të diskualifikojë ose të parashtrojë nga procedura një grup ose konzercium të tillë”, thuhet ën nder tjera në lëren e KRPP-së drejtuar ministrisë.

Kompani më e lirë në disa lote ka dalë edhe grupi i operatorëve “Pevlaku” & “Joss Krasniqi”.

Jozë Krasniqi, pronar i kompanisë “Joss Krasniqi”, thotë se arsyet e eliminuar nga ana e ministrisë kanë qenë banale.

“Ne kemi bërë ankesë në ministri, fillimisht. Pastaj sigurisht do të ankohemi edhe në OSHP. Arsyeja e eliminimit ka qenë banale, nuk ka diçka konkrete që kanë mundur të na eliminojnë. Sipas tyre gjoja kemi marr pjesë në më shumë lote se sa ka qene e caktuar prej vetëm pesë sosh. Por, nëse shikohet ofertomi ynë, në tri lote prinë kompania “Joss Krasniqi”, kurse në tjerat “Pevlaku”, gjë  që është e lejuar edhe me ligj. Pra kjo është arsyeje e pa arsyetuar ligjërisht e ministrisë”, tha Krasniqi për lajmi.net.

Gjatësia e trasesë së Autostradës A7.1 e cila do të tenderohet (nga Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1(Banullë ) dhe mbaron në Udhëkryqin me rrugën Nacionale N25.2 ( Në Bresallc), është: 22.31km.

Ndërsa, edhe disa kompani tjera që kanë pasur çmim më të lirë se sa ofertat fituese kanë parashtruar ankesë në ministri, dhe më pas pritët të ankohen në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Pjesën e parë të tenderit e ka fituar konzorciumi “Al Trade”, “Salillari”, në vlerë prej 16.025.453,66 euro.

Pjesën e dytë e ka fituar konzorciumi “Graniti”, Engingering Group”, “Armendi-FA” në vlerë prej 6.246.767, 65 euro.

Pjesën e tretë grupi i kompanive “RSM Company”, “Benita Company”, në vlerë prej 5.131.393.81 euro.

Pjesa e katërt “Kaf-Asphalt Company”, “Beni-Com”, në vlerë prej 7.413.027, 70 euro.

Pjesën re pestë “Sallahu”, vlera financiare 21.478.937, 38 euro.

Pjesa e gjashtë “Bejta Commerc”, “Bas Com, “Ereniku”, “Riviera”, vlera financiare 18. 171. 188, 39 euro.

Pjesa e shtatë “Famis Co-Hc”, “Gjikuria”, në vlerë prej 9.329. 872, 37 euro.

Pjesa e tetë “Damastion project”, “Eurokos”, “Via”, në një vlerë financiare 15.914.317,07 euro.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending