Uncategorized
Si të zgjedhim dritare për shtëpi
Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e dritareve janë forma, materiali dhe rezultatit që ne kërkojmë. Dritaret mund të bëhen me materiale të ndyshme si: alumin, PVC apo dhe prej druri.
Format e ndryshme të dritareve
Hapja e një dritareje është pjesa e lëvizshme e saj, ndërsa pjesa fikse është pjesa e instaluar në mur. E ashtuquajtura dritarja franceze është dritatja më tradicionale: me 2 porta që hapen së brëndshmi dhe me një levë apo me një dorezë e cila shërben për hapjen.
Dritarja në formë dere lejon dy pozicione: një në stil francez dhe një tjetër që lejon që të hapet vetëm pjesa e sipërme e dritares, për të lejuar ndërrimin e ajrit. Këto lloj dritaresh përdoren mbi të gjitha në rastet kur jeni me fëmijë të vegjël apo për të ajrosur dhomën në katin e parë.
Dritaret rrëshqitëse janë të ndërtuara me disa panele vertikale që rrëshqasin horizontalisht me njëri-tjetrin. Dhe përgjithësisht bëhen prej alumini. Avantazhi i tyre është të lejojnë të kursesh vend në krahasim me llojet e tjera të dritareve. Dritaret rrotulluese rrotullohen në një aks-kulmor. Këto dritare janë tipike e vendeve anglo-saksone, pasi ato janë rrotulluese rreth aksit vertikal, të tilla lloj janë më të rralla në Francë.
Performance teknike dhe garanci cilësie
Për të krahasuar vlerat e një dritarjeje në mënyrë që të bëjmë një zgjedhje të mirë, duhen patur parasysh 2 çështje. E para, të ofrojë energji (dritë) në të gjithë tërësinë e saj. E dyta, të stabilizojë energjinë termike që vjen nga dielli. Rezultati i izolimit termik është ai i kërkuari nga të gjithe, ai shprehet nëpërmjet shkronjave dhe “A” tregon nivelin në me të lartë.
Dritare prej druri
Druri është një material natyral perfekt. Dritaret në dru ofrojnë një izolim termik të lartë (klasi B) dhe një izolim të lartë akustik përtej vetratës. Disa komuna me një trashëgimi të rëndësishme historike kanë pranuar të kenë vetëm dritare druri bazuar në planin e zhvillimit lokal.
Nëse dritaret kanë qënë tradicionalisht prej lisi, druri ekzotik me aftësinë e tij për të mos u kalbur ka bërë jehonë në këto vitet e fundit. Pishat evrapiane i nënshtrohen disa përpunimeve të njëpasnjëshme për të siguruar besueshmëri të lartë. Pisha klasike, lisi klasik ekzistojnë në 3 ngjyra, e errët me njolla, me njolla të qarta dhe një tjetër nuancë në të bardhë. Finiturat mund të pikturohen, por në fakt duhet pranuar se këto dritare druri kërkojnë mirëmbajtje të rregullt, si lyerje apo lustrimin. Ato janë të garantuara nga 15 deri në 20 vjet në varësi të modelit.
Dritare plastike PVC
Këto nuk janë më të mirat për ambjentin, por ofrojnë raportin cilësi/çmim dhe janë të klasit “A” dhe sigurojnë izolimin termik. Për tërësinë e gamës së dritareve në PVC është e rëndësishme ti hedhësh tutje detajet e finiturave.
Në fakt, madhësia e tepruar e kornizës mund të minimizojë sipërfaqen e dritës. Natyrisht që çmimi relativisht i ulët ofron zgjedhje të limituara. Mirëmbajtja e dritareve në PVC limitohet vetëm në larjen me ujë e sapun me sfungjer, që është avantazh për to. Ngjyrat mund ti gjejmë në të bardhë të fildisht, imitim druri apo ngjyrat RAL.
Dritare alumini
Materiali i aluminit nënkupton finesë dhe elegancë në dritare e në korniza. Është posaçërisht i përshtashëm për dyer dhe dritare rrëshqitëse, lejojnë hyrjen e maksimumit të dritës së diellit. Për fat të keq, nuk ka një rezultat të mirë termik (klasa C) krahasuar me materilalet PVC dhe druri. Në të kundërt alumini ka një varietet zgjedhjesh për ngjyrat.
Zgjedhjet dy-ngjyrëshe ofrojnë një ngjyrë për anën e jashtme dhe një tjetër për atë të brendshme. Dhe pse jo për të patur një efiçencë maksimale, ne mund të kombinojmë drurin dhe aluminin me modele mikse: për shembull, pjesa e jashtme në alumin dhe e brendshmja në dru. Kështu ne mund të kemi një dritare estetike me izolim të mirë teknik. Këto dritare janë të garantuara 10 vjet dhe kanë një çmim të lartë krahasuar me llojet e tjera të dritareve./Acp