Featured
Si të sistemoni librat në mënyrë sa më të mirë
Është e vështirë t’i gjesh gjërat që kërkon, pa I rregulluar më parë. E nuk duhet të jesh një bibliotekar, për të renditur si duhet librat e tu. Ja një mënyrë për t’i renditur në mënyrën e duhur.
1.Në radhë të parë duhet të vendosni si t’i ndani sipas kategorive: ngjyrës, madhësisë, temës që trajton, apo sipas autorit? Zgjidh kategorizimin që ka më shumë kuptim për juve, ose që mund t’ua bëjë gjërat sa më të lehta.
2.Mbasi t’i keni ndarë në bazë të këtyre kategorive, atëherë caktoni edhe zonën e raftit ku do të vendosni secilën prej kategorive të librave. Gjithashtu do të ishtë mirë t’i renditni sipas alfabetit, gjë që do t’ju bënte më të lehta, në rast se do të kërkoni një libër të caktuar.
3.Secilës zonë të vendosjes së librave është mirë t’i ngjisni edhe një etiketë për të treguar se ku mund të gjeni librin e një kategorie të caktuar.
4.Sugjerohet që librat më voluminoz të pozicionohen në një vend të ulët, për të mos rrezikur që ti bjerë ndokujt në kokë.