Arkitekturë
Si të siguroni një punë si arkitekt në firmat më konkurruese në botë
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2017/11/mac.jpg)
Branndon Hubbard në një artikull për ArchDaily ka sjellur 5 teknikat për të siguruar një punë si arkitekt në firmat më konkurruese në botë, duke shpjeguar për secilën prej tyre. Ato janë:
Letra Rekomanduese
Mos e shkruani thjesht “Letrat e Rekomandimit në dispozicion sipas kërkesës” në CV-në tuaj. Në vend të kësaj, përfshini letrën e rekomandimit bashkë me aplikacionin tuaj. Varësisht nga përvoja juaj e punës, ato mund të jenë nga profesorë ose punëdhënësit e mëparshëm.
Lidhjet
Nëse jeni fillestar, rrjeti juaj i arkitektëve, menaxherëve të punësimit dhe punonjësve të tjerë mund të jetë disi i kufizuar. Sidoqoftë, ju inkurajojmë që të bashkëpunoni me ata që njihni.
Nëse jeni një i diplomuar së fundi, a ka ndonjë profesor që mund të krijojë një lidhje për ju me firmën tuaj të dëshiruar?
Ndoshta ata nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë, por shanset janë se ata njohin dikë që e njeh dikë aty. Bashkësia e arkitektëve është relativisht e vogël kështu që pothuajse gjithmonë ka një mënyrë për t’u lidhur me të tjerë.
Vendet alternative
Mundohuni të aplikoni për firmat jashtë “qyteteve të mëdha” siç janë San Francisco, Londra, New York-u etj. Këto vende, ashtu si edhe firmat e vendosura në to, janë jashtëzakonisht konkurruese.
Në vend të kësaj, provoni vende si Edinburgh, Skoci, Hartford, Oakland, që gjithashtu kanë firma të mëdha, por nuk janë aq të kërkuar. Ju mund ta shfrytëzoni këtë përvojë për t’u bashkuar me firmën tuaj të ëndrrave brenda pak vitesh. Vendosja e vetes në një treg lokal ju jep një bazë të fortë punësimi.
Përzgjedhja e firmës
Mendoni se ku doni të jeni në 5-10 vjet. A do t’ju ndihmojë kjo firmë që të arrini atje? Si lidhet me qëllimet tuaja (profesionale dhe personale) dhe aftësitë aktuale?
Gjeni një firmë që përshtatet mirë me ju, dhe që ju të jeni i përshtatshëm për ta.
Shkoni në një pushim
Planifikoni një udhëtim në një nga zonat që keni shënjestër për të punuar. Lejoni firmat të dinë qartë në aplikimin tuaj se do të jeni atje.
Për shembull, “Do të jem në Nju Jork prej datës 1 deri 7 dhjetor dhe do të doja të takohem me ju për të diskutuar një pozicion të mundshëm”. Kjo e largon presionin e firmës nga kërkesa për të udhëtuar pa premtimin e një pune.
Nëse nuk merrni përgjigje brenda pak ditësh, dërgoni një e-mail ose bëni një telefonatë. Mos u shqetësoni se jeni duke u bërë tepër shtytës. Jini agresiv me kërkimin tuaj të punës, thjesht mos u bëni të bezdisshëm.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)