Arkitekturë
Si të shfrytëzoni hapësirën poshtë shkallëve nëse jetoni në një shtëpi dykatëshe

Shtëpitë apo apartamentet që zhvillohe në disa nivele, mund të kenë më shumë resurse se sa të tjerat. Flasim për pjesën e poshtme të shkallës që nuk duhet injoruar edhe kur kemi ambiente dhe më shumë hapësirë në dispozicion. Në dukje pjesa e poshtme e shkallës mund të duket e përshtatshme vetëm për shërbime të shpejta, por nuk është kështu.
Në shtëpitë e vogla, pjesa poshtë shkallës, është një aleat në menaxhimin e hapësirave dhe rëndom shërben si depo apo magazinë. Pra nëse jeni duke kërkuar ide se si mund të shfrytëzoni hapësirën poshtë shkallës duke gjetur funksione të reja, inspirohuni nga shkrimi ynë.
Tualet shërbimi
I nevojshëm dhe praktik, tualeti i shërbimeve është një zgjidhje klasike për të trasformuar pjesën poshtë shkallës në një hapësirë active.
Librari
Në shtëpitë moderne, volumi kompakt dhe i mbyllur I pjesës së poshtme shpesh zëvëndësohet nga formula të hapura dhe të integruara.
Më shumë hapësrië për kuzhinën
Zgjedhja e librarisë në këtë vend, është e mençur sepse shfrytëzon në mënyrë të dyfishtë pjesën e poshtme të shkallës: si aneks i mbyllur, i nevojshme në kuzhinë ose faqe muri në koherencë të plotë me finiturat e shkallës dhe me rafte për të vendosur objekte dhe enë kuzhine.
Mini Zyrë
Në varësi të llojit të shkallës që kemi, hapësirën poshtë shkallës mund ta trasformojmë dhe në zyrë, duke përdorur materialet e njejta për të sigururuar vazhdimësinë në stil dhe materiale. Kjo është një zgjidhje perfekte, sidomos për apartamentet e vogla.
Garderoba për këpucë e çanta
Një pjesë evergreen, që nuk del kurrë nga moda, utilitar dhe funksional. Një dollap i tillë në pjesën poshtë shkallës, mund të ketë dyer rrëshqitëse duke optimizuar hapësirën që kemi në dispozicion dhe duke lejuar dhe një vendosje të sendeve sipas tipologjisë.
Këndi i verave
Idea që mund të dakordojë të apasionuarit e verës. Pjesa e poshtme e shkallës mund të trasformohet në një punishte të vërtetë vere, ku të ekspozojmë të gjitha shishet dhe verërat që kemi ne shtëpi.
