Featured
Si të përdorni mermerin në kuzhinë, në mënyrë të duhur

Përdorimi i mermerit në kuzhinë ka origjinë të largët, por dhe sot ai ngelet një nga materialet e preferuara. Është një material që nuk i frikësohet kushteve atmosferike dhe që i përshtatet çdo lloj ambienti në varësi të zgjedhjes së ngjyrës, duke ruajtur gjithmonë një stil të sofistikuar.
Funksionaliteti i mermerit, i përshtatshëm për ambiente të ndryshme
Ideal për hapësira kontemporane dhe esenciale, mermeri i zi është zgjedhja e duhur nëse duam një kuzhinë elegante, pa hequr dorë nga materialet natyrale. Në të njëjtën kohë, mermeri i përshtatet ambienteve të ndryshme, nga ai minimal dhe deri te stili fshat.
Zgjidh llojin në bazë të degëzimeve
Mos harrojmë që kemi shumë lloje mermeresh dhe secili prej tyre ka karakteristikat e veta. Në të vërtetë janë gurë të ndryshëm, me efekte të ndryshme, kështu që është fundamentale që të shikojmë dhe mendojmë mirë përpara zgjedhjes.
Çifti perfekt me ngjyrën e bardhë
E bardha është ngjyra më e përdorur në kuzhinë. Fakti që është neutrale, e bën të bardhën ngjyrën perfekte si bazë, e cila mund të kombinohet me mermerin e zi. Ende më perfekte do të ishte një kuzhinë e bardhë me suprinë të zezë mermeri.
