Uncategorized
Si të ndriçojmë ambientin e ngrënies në mënyrën e duhur

Sa kohë i kushtojmë zgjedhjes së tavolinës së ngrënies, apo karrigeve dhe elementëve të tjerë ? Shpesh herë duke u kujdesur për disa detaje, harrojmë disa të tjera, të cilat jo vetëm duhet të kenë një funksion por dhe shume pushtet në perceptimin e volumit të hapësirës.
Ndërkohë që ndriçimi për pjesën e ngrënies duhet të jetë i mirëmenduar, për të evituar hije mbi tavolinë apo refeklese të padëshiruara. Bëjnë qartësi duke vendosur 7 shembuj fillestarë dhe përcaktues.
Seri llampash të varura
Çdo mysafir dritën e njejtë. Një nga gabimet që shpesh bëjnë, është të fokusojmë dritën në qëndër të tavolinës, duke lënë në errësirë këndet e saj. Duke vendosur një seri llampash do të sigurojmë sasi të njëjtë drite për të gjithë mysafirët.
Zgjidhje e kombinuar
Të kombinosh lloje të ndryshme ndriçimi që do të jenë ndihmë për dritën natyrale gjatë ditës . Spote të lëvizshme të vendosura në tavan, abazhur toke me dimmer, abazhura të varur , janë të gjitha opsione që do ju ndihmojnë të definoni çdo lloj situate.
Një skenar i vetëm
Në shtëpitë e vogla, ku zona e ngrënies është e përbërë nga një tavolinë për katër persona, mund të vendosim të kemi një burim të vetëm drite. Midis faktorëve që duhet të mendojmë qëndron zgjedhja e modelit por dhe lartësia në të cilën do e vendosim. Drita në fakt duhet vendosur rreth 80 cm larg tavolinës.
Miks llampash në dukje
Vitet e fundit tendencat na kanë diktuar dhe llampa të varura, me poçin në dukje të madhësive dhe formave të ndryshme. Këto lloj llampash mund ti gjejmë në forma dhe dimensione nga më të ndryshme, ato zakonisht kanë një dritë të ngrohtë dhe mikpritëse.
Ke menduar ndonjëherë për një abazhur toke
Përdorimi i një abazhuri toke si ndriçim për zonën e ngrënies nuk është një opsion për t’u lënë mënjanë. Por pikërisht për të evituar ndriçimin e tepërt në një zone dhe të cunguar në një tjetër, është mirë që kjo zgjedhje të kombinohet me burime të tjera drite.
Zinxhir dritash për dreka special
Një drekë apo darkë e veçantë ose një ditëlindje mund të sjellë nevojën për zgjerim të zonës së ngrënies. Zakonisht në këto lloj rastesh zgjasim ose bashkojmë tavolina. Por çfarë ndodh me ndriçimin ? Zgjedhja më e mirë dhe e shpejtë do të ishte pikërisht pajisja me një zinxhir llampash, ekonomik, i bukur dhe i lehtë për t’u realizuar.
Përzierje stilesh dhe zgjidhjesh
Gjatë projektimit të ndriçimit të zonës së ngrënies duhet patur parasysh sasia e driës në hyrje, kombinimi me ngjyrat e ambientit, numri i pikavetë dritës. Rregulli kryesor sugjeron që të jemi larg krijimit të hijeve, por dhe shkëlqimit të tepërt që krijohet nga pasqyrimi i gabuar. Aty ku është e mundur, bashkimi midis nriçimit nga toka, muri dhe tavani do të ishte zgjidhja ideale për pjesë të ndryshme të ditës.
