Featured
Si të mobiloni shtëpinë në stilin detar, bardhë e blu

Stili grek është i thjeshtë por i rafinuar dhe për këtë arsye mund të përshtatet në shumë ambiente banimi. Ngjyrat e preferuara janë e blu dhe e bardhë, të alternuara në mobilje, në aksesorë dekorues dhe shume inspiruese për shtëpitë e plazhit.
Shtëpia në stil grek është një vend paqeje e qetësie që na kujton atmosferën e pushimeve verore.
Për të krijuar një atmosferë mesdhetare në shtëpi është e rëndësishme të kujdesemi për arkitekturën e stilit grek. Nëse kemi mundësi mund të zgjedhim dritare në formë harku dhe mure me kënde të rrumbullakosura në ngjyrë të bardhë. Tavani më trarë në dukje është një must për çdo ambient në shtëpi. Ngjyra e bardhe dhe tonalitete e drurit janë element klasikë por për një efekt me guximtar mund të ngjyrosim trarët me blu ose bojëqielli.
Stili grek inspirohet shumë nga ishujt dhe deti. Ngjyra blu dhe ngjyra e bardhë janë ngjyrat dominante të të gjitha ambienteve në shtëpi. Dhoma e gjumit në stil grek është një oaz paqeje dhe relaksi. Ngjyra e bardhë dominon, por ajo merr ngrohtësi nga druri natyral me element blu që thërrasin ngjyrën e detit.
Kuzhina në stilin grek nga ana tjetër është shumë spartane. Edhe në këtë ambient dominojnë ngjyra e bardhë dhe blu të shoqëruara me materiale si guri, druri bashkë me aksesorë kashte.
Tualeti në stil Greqi është një ambient i bardhë dhe i pastër, i preferur nga ata që duan të arredojnë shtëpinë në stil natyral. Tavani është përsëri me trarë në dukje, mure të bardha dhe mobilje minimale me forma esenciale.
