Arkitekturë
Si të mobilojmë në mënyrë të këndshme një kënd leximi

Me ritmet frenetike, një pushim dedikuar leximit dhe relaksit është mëse i merituar. Sidomos në stinën e dimrit, kur nuk ka asgjë më të bukur se sa përkedhelja në shtëpi më ndonjë libër të bukur. Si gjithmonë perfeksionimi i hapësirave arrihet duke shtuar pak gusto dhe fantazi, duke kujtuar që këndi perfekt i leximit ka nevojë për tre gjëra kryesore : një kolltuk, një dritë perfekte dhe shumë libra.
Filloni nga këto elemntë dhe kënaquni duke zgjedhur ngjyrat që më shumë pëlqeni duke i kombinuar me mobiljet e tjera që keni. Nëse jeni duke kërkuar ide, ja disa këshilla praktike. Lexim të mbarë.
Një ambient mikpritës
Çdo gjë duhet të jetë e e orientuar drejt komfortit dhe relaksit : kolltuku komod, drita e ngrohtë, aksesorët e duhur që të ftojnë të bësh një pushim. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u larguar nga jeta frenetike se sa leximi i librit të preferuar në këndin perfekt.
Kolltuku perfekt
Harroni karrige dhe divanin: ulësja ideale është kolltuku. Klasik o Chaise Longue, e rëndësishme është që të jetë e butë, komode dhe me doreza. Zgjidhni ju stilin dhe ngjyrën.
Dritë natyrale – Dritë artificial
Ndriçimi natyral është gjithmonë më i mirë, kështu që mundohuni që këndi të jetë afër dritares apo ballkonit për të shfrytëzuar dritën gjatë ditës. Si alternativë mund të zgjidhni nëj llampë: zgjedhja perfekte një llampë më krahun e levizshëm në mënyrë që të vendosim burimin e dritës sipas nevojave që kemi.
Optimizimi i hapësirës
Keni një hapësirë pranë dritares ? Organizoni një kënd leximi të ndryshmë por me efekt duke e mobiluar me jastëkë dhe një divan të këndshmë.
Librat protagonist
Rafte apo librari vendosni ju, por çfarë këndi leximi do të ishte pa libra ? Për një prekje ngjyrë më shumë,kujtohuni të luani me kopertinat e librave.
