Arkitekturë
Si të manovroni me muret e zeza në shtëpi
Nëse keni nevojë për një ndryshim masiv në enterierin e shtëpisë suaj, ju mund ta bëni atë të duket krejtësisht tjetër duke ndërruar ngjyrën e mureve të shtëpisë, madje duke shkuar në ekstrem: nga e bardha në të zezë.
Ju mund t’i ngjyrosni muret e shtëpisë suaj të zeza dhe të mos e bëni atë të duket si një shtëpi gotike e një tinejxheri. Në këtë artikull ne ju sjellim disa ide se si të mund ta zbukuroni enterierin tuaj nëse tashmë keni vendosur qe ngjyra tjetër e mureve tuaja do të jetë e zezë.
Mos përdorni një ngjyrë “me të vërtetë” të zezë. Në vend të sajë zgjidhni një ngjyrë të hirtë shumë të errët, pothuajse të zezë. Kjo do të duket krejtësisht e zezë gjatë natës ndërsa ditën, ndriçimi natyral i dritareve do ta kthejë atë në një të hirtë të mbyllur e të pasur.
Shtoni detaje nga druri si zbukurime të drurit apo drunjë afër oxhakut dhe bimë jeshile për ta ngrohur atmosferën. Kujdes të mos e teproni me të dyja.
Vazhdoni me rrjedhën e errët. Nëse muri juaj ka një ngjyrë të mbyllur, nuk do të thotë që ju domosdoshmërisht të përzgjedhni një kanape me ngjyrë të hapur. Në rastin tonë, ne kemi një kanape të kaltër të mbyllur e cila i jep një pamje mahnitëse enterierit.
Ju mund të përdorni ngjyra të hapura tek zbukurimet që i japin shumë detaj pamjes së hapësirës, për shembull vendosni disa qirinj me ngjyrë të gjelbër mbi tavolinën e hirtë prej betoni, një vazo e pembe e lehtë, një tepih i hirtë i hapur që nuk është një kontrast shumë i fortë ashtu siç do të ishte një tepih i bardhë.






