Featured
Si të kurseni para duke e siguruar shtëpinë tuaj

Të ndërtuarit është një sulm masiv kundra mjedisit, i cili rëndon ndjeshëm ekuilibrin ekologjik. 40% e energjisë që konsumojmë shkon për ngrohjen e ndërtesave. Kjo vazhdon të jetë dyfishi i “mëkatarit të madh” të mjedisit qarkullimi rrugor. Rezultati, sasi pa fund CO të mënjanueshme që rëndojnë atmosferën dhe shkatojnë gjithashtu efektin serë.
Sistemet e izolimit termik janë një mundësi optimale për të reduktuar ndjeshëm harxhimin e energjisë. Ato reduktojne prodhimin e lëndeve të dëmshme për ajrin, mbrojnë burimet e energjisë dhe japin një kontribut të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për mbrojtjen e mjedisit.
Termoizolimi në objekte banimi është faktor shumë i rëndësishëm për arritjen e komforit temeratural të banuesve. Termoizolimi zvogëlon humbjet e enrgjisë duke shmangur shpenzimet e tepërta dhe zvogëlon nevojën për energji duke mundësuar që temperaturat e brendshme të arritura në shtëpi të zgjasin dhe të mbesin sa më gjatë brenda shtëpisë. Kjo vlen për temperaturat e ngrohta të arritura gjatë dimrit por gjithashtu për abmient sa më të freskët gjatë verës.
Sistemi termoizolues: Performanca estetike dhe energjitike e një ndërtese, e cila është konsideruar jo shumë e rëndesishme në të kaluarën, po bëhet një element i domosdoshëm si rezultat i ndryshimeve mjedisore e klimaterike dhe i rritjes së vazhdueshme të kostove të burimeve energjitike. Këta faktorë dhe nevoja për zgjidhje të përshtatshme, krijuan një sektor me një rritje të shpejtë dhe të vazhdueshme në fushën e ndërtimit modern.
Një sistem i mirëfilltë termoizolimi synon arritjen e një temperature tëduhur jo vetem të ajrit por edhe të mureve, dyshemeve dhe tavaneve. Sistemi termoizolues është sistem i përshtatshëm për veshjen e fasadave të jashtme të ndërtesave të reja dhe të vjetra.
Ky sistem është zgjidhja perfekte për të kursyer energji, si dhe për të mbrojtur ndërtesën nga myku dhe lagështira. Nëpermjet implementimit të këtij sistemi, eleminohet depërtimi i temperaturave të jashtme ambientale në brendësi të ndërteses dhe anasjelltas.
Avantazhet e sistemit termoizolues:
•Parandalon dëmtimin e mureve si rezultat i kushteve klimaterike.
•Parandalon depërtimin e temperaturave të jashtme në brendësi të ndërtesës dhe anasjelltas.
•Kërkesa të ulta për burime energjitike (ngrohje, ftohje) gjë që siguron dhe kosto më të ulta.
•Parandalon problemet që lidhen me lagështirën (mykun dhe krijimin e njollave të zeza dhe largon insektet).
•Mbulon në mënyrë definitive qoshet, kolonat dhe perimetrat e dritareve.
•Nuk ngushton hapsirën e ndërtesës duke qënë se punohet vetëm në pjesën e jashtme të saj.
•Lejon ruajtjen e karakteristikave arkitekturore të ndërtesës.
•Sipërfaqja e sapo termoizoluar përfiton një pamje të re, të qendrueshme dhe me një strukturë bashkëkohore.
•Rrit vleren monetare në rast shitjeje apo dhënie me qera.
•Përshtatet në varesi të tipit të ndërtesës, kërkesave dhe kushteve të klienteve
Struktura e sistemit termoizolues.
Sistemi termoizolues është një sistem kompleks brenda të cilit ndërthuren disa komponentë të një kualiteti të lartë.
Komponentet përbërës të këtij sistemi janë:
Polisteroli- Polisteroli është material i ngurtë në formë shkume. Ky lloj polisteroli mund të skalitet lehte duke përfituar shpejt formën qe duhet dhe ofron kosto optimale krahasuar me koston e izolimeve të tjera. Që të arrihet niveli i duhur i termoizolimit duhet që trashësia e paneleve të fillojë nga 5 cm e sipër. Për këtë bëhen vleresime që lidhen me tipologjinë e ndërtesës, (e re ose e vjeter), strukturën e mureve, vendndodhjen e ndërtesës.
Upat-Janë të domosdoshme për të fiksuar polisterolin me suportin. Madhesia e tyre duhet të jetë 5 cm më shumë së trashësia e panelit termoizolues. Upat që përdoren në sistemin termoizolues janë dy lloje: Upa plastike dhe metalike.
Rrjeta-Rrjeta përbëhet nga fibra xhami, është e padjegshme dhe siguron lidhjen ndërmjet ngjitësit dhe paneleve termoizoluese për një qëndrueshmeri maksimale të sistemit të izolimit termik.Këshillohet që rrjeta optimale për këtë sistem të jete 145gr/m2 ose 160gr/m2 me madhësi 4*4.5mm.
Ngjitesi– Ngjitës me bazë cimentoje të një kualiteti të lartë, shërbëjnë për ngjitjen e të gjitha llojeve të paneleve prej polisteroli që përdoren në sistemin termoizolues, duke garantuar një mbrojtje dhe rezistencë ndaj kushteve klimaterike. Jane materiale në forme pluhuri, fleksibel pasi u përgjigjen mjaft mirë ndryshimit të temperaturave si dhe janë të padjegshëm. Gjenden në ngjyrë të bardhë dhe gri.
Material për trajtimin e sipërfaqeve – Material i lëngshëm në ngjyrë të bardhe dhe i
padjegshem që përdoret për trajtimin e sipërfaqeve të rrafshta të cilat më pas do të lyhen me bojë ose do të vishen me veshje dekorative. Përdoret si për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme të ambjenteve. Mund të aplikohet lehtësisht me rrul ose me furcë. Redukton ndjeshëm aftësinë absorbuese të sipërfaqes ndaj ujit.
Fino – Fino është një produkt ekologjik i prodhuar në bazë të teknologjisë e cila bën të mundur ajrosjen e murit dhe parandalon krijimin e mykut. Material me ngjyrë të bardhe dhe gri, në formë pluhuri me bazë cimentoje.
