Featured
Si të kuptoni se në shtëpi instalimet elektrike janë të vjetëruara

Instalimet elektrike të vjetëruara përbëjnë një rrezik për shkaktimin e zjarrit . Ndaj është e rëndësishme që ato të mirëmbahen të përditesuara. Por si ta kuptojmë nëse ka ardhur koha për zëvendësimin e tyre.
Telat elektrike mbartin shumë energji dhe tension të lartë. Një rrymë e fortë elektrike shoqëruar me tela të vjetëruar mund të shkaktojë dëme të mëdha.1-Kontrolloni për tela të demtuar ose të ekspozuar.
2-Kontrolloni për shenja krisjeje ose djegieje në mur.
Lëvizja e energjisë mund të prodhojë shumë nxehtësi dhe mund të shkaktojë djegie. Shenjat mund të gjenden rreth prizave ose përgjatë sipërfaqes së murit. Telat më të reja janë më të forta në trajtimin e ngarkesave të larta.
3-Vëmendje ndaj ndërprerjeve të rrymes elektrike.
Ndërprerjet e rrymës elektrike janë një shenjë paralajmëruese për mosfunksionim të mirë të qarkut elektrik. Një vlerësim i elektricistit ju ndihmon të vendosni një qark elektrik më të përshtatshëm.
4- Niveli i ndriçimit
Vëreni me vëmendje se si ndricojnë lampat në momentin që janë në përdorim edhe pajisje të tjera elektrike. Nëse vini re se drita vjen duke u zbehur merrni një kontroll elektrik menjehere.
