Connect with us

Featured

Si ta sigurojmë shtëpinë nga zjarri dhe rreziqet tjera

Published

on

CCTV System. Sistemet e survejimit duhet  të jenë të një cilësie dhe të niveleve të ndryshme duke ju garantuar një sistem totalish funksional dhe të përshtatshëm financiarisht për objektin tuaj. Një sistem i sigurisë CCTV, për mbikqyrjen video të shtëpisë është si të kesh një rrjet të tërë televiziv të kushtuar ndaj sigurisë tuaj.

Sistemet e sigurisë CCTV mund të përbëhen nga një e vetme ose një grup kamerash survejimi në një rrjet privat. Ato mund të jenë të lidhura me një monitor vëzhgimi me kabllo ose me valë. Sistemet e sigurisë CCTV përdoren shpesh në hapësira që kanë nevojë për siguri të lartë, si bankat, kazinotë dhe aeroportet. Por për shkak se sistemet e sigurisë CCTV janë relativisht të lira dhe të thjeshta për t’u përdorur, ato po përdoren gjithnjë e më shumë edhe në shtëpitë private.

Me një organizim dhe projektim profesional, sistemet CCTV të sigurisë mund të monitorojnë deri në 16 hapësira të veçanta dhe zonat përreth, duke dhënë imazhe apo video të qarta e të dukshme. Sistemet e sigurisë CCTV regjistrojnë aktivitetet e dyshimta në kohë reale. Më pas imazhet transferohen në një kompjuter, laptop, në një USB, ose mund të transmetohen direkt në celularin tuaj, nga një sistemi transmetimi në internet.

Sistemet kundër vjedhjes. Sistemet kundra vjedhies duhet të jenë të menaxhuara nga një sallë operative të niveleve europiane ku mblidhen të gjitha infomacionet e veprimeve që kryhen në objekte të ndryshme duke formuar një zinxhir të pathyeshem ndërmjet klientit dhe policisë private dhe në fund të cdo muaji këto informacione ju paraqiten në dokumentacione të arkivuara.

Sistemet e kontrollit të hyrjeve (Access Control Systems) përdoren për të siguruar që hyrja nëpër mjediset e punës apo të shërbimit të jetë vetëm për personat e autorizuar. Qëllimi i tyre është të ndalojë hyrjen e njerëzve të bezdisshëm dhe keqbërësve, për të siguruar që ata të jenë të kontrolluar dhe aktivitetet e tyre të pengohen para se të hyjnë në lokalet kryesore, duke garantuar sigurinë e këtyre ambienteve. Disa sisteme të kontrollit të hyrjeve janë shumë efektive dhe po përdoren gjerësisht.

Sistemet kundra zjarrit Sistemet kundra zjarrit ju japin një zgjidhje me efikase dhe më ekonomike. Duke integruar dy sistemet sistemin e alarmit dhe kundra zjarrit mund të ulni koston e të dy sistemeve në 30% në mënyrë që sistemi kundra zjarrit të jetë me kosto sa më të ulet duke marrë parasysh rëndësinë që ka ky sistem.

Paisje për shuarjen e zjarrit. Një rol të rëndësishëm në shtëpi kanë pajisjet për shuarjen e zjarrit.

Sistemet automatike. Sistemet automatike përfshihen të gjitha kontrollet automatike të personave (hyrjet kryesore, kasaforta, objekte të rëndësisë së vecantë etj.) me anë të paisjeve identifikuese dhe kodeve personale.

Këshillat që duhet të ndiqni

Hapi 1: Fillimisht përcaktoni hapsirën që dëshironi të mbroni nga ndërhyrja e mundshme. Jini të vëmendshëm të shikoni dyert dhe dritaret pasi janë pjesa më e ekspozuar për vjedhje të mundshme.

Hapi 2: Përcaktoni vendin se ku do të vendosni  panelin e kontrollit. Në afërsi të derës së përparme në përgjithësi është një vend i përshtatshëm për tastierat dhe kontrollin e shtëpisë. Një mundësi tjetër është edhe vendosja e panelit të kontrollit në dhomën e gjumit pasi mund ta keni në kontroll të vazhdueshëm.

Hapi 3: Masni sa larg janë dritaret dhe dyert nga paneli i kontrollit. Kjo është një metodë efikase për të përcaktuar sesa është disanca ndërmjet tyre dhe se cfarë alarmi të zgjidhni, atë kabllor apo me sensor? Mbani mend se është e vështirë të instaloni një sistem alarmi kabllor në shtëpitë e ndërtuar së fundmi. Mësoni më shumë për dallimet ndërmjet një sistem alarmi me wireless dhe atij kabllor.

Hapi 4: Vendosni nëse doni një sistem mbikëqyrje. Sistemet e monitoruara të sigurisë janë të lidhura me një stacion qendror monitorimi që shikon shtëpinë tuaj për një tarifë mujore. Një alternativë më pak e shtrenjtë është që të instaloni një sistem vetë-monitorimi. Sistemet e alarmit janë të pajisura më karta sim dhe bëjne të mundur njoftimin tuaj në dy sekonda kur dikush cënon perimetrin e sigurisë të vendosur nga ju. Gjithashtu në të njëjtën kohë pajisja njofton edhe 4 numura të tjerë të paravendosur nga ju. Pajisja mund tju njoftojë me anë të SMS ose me anë të një telefonate zanore që ju e keni regjistruar më parë.

Hapi 5: Merrni parasysh zakonet e përditshme të familjes suaj. Sa shpesh fëmijët tuaj ngrihen gjatë natës për të ngrënë dicka ose për të shkuar në banjo? Nëse keni kafshë shtëpiake që enden nëpër shtëpi, shpeshherë mund ta shkaktojnë edhe ato alarmin? A keni prona me vlerë të konsiderueshme të cilat duan pajisje më të sofistikuara, të tilla si kamera survejimi, detektorë, mbrojtjes të artit, etj. Në këto rrethana është mirë që të të dini cdo lëviyje në shtëpi, pasi ndikojnë në llojin e sensorëve dhe pajisjeve të tjera të sigurisë që ju nevojiten, si dhe mënyrën sesi do të instalohen.

Hapi 6: Nëse ju zgjidhni një sistem wireless ose një sistem Hardwired, ajo duhet të jetë në gjendje që të monitorojë  të gjithë shtëpinë tuaj. Çdo dritare, dere dhe pajisje e integruar në sistem është e konsideruar si një zonë. Numri i zonave që një sistem mund të kontrollojë ndryshon nga një prodhues në një tjetër. Për shembull, panelet e kontrollit Visonic mund të monitorojnë deri në 28 zona pa kabull; kjo është më se e mjaftueshme për të mbuluar një banesë mesatare.

Hapi 7: Jini të vetëdijshëm nëse  do të zgjidhni një sistem me kabllo, instaluesit do ti duhet të shpojë vrima në mure. Nëse ju zgjidhni një sistem wireless, gama e transmetimit do të jetë mjaft e madhe dhe do të mbulojë të gjithë hapësirën tuaja. Gjithashtu ju do të jeni në gjendje që panelin e kontrollit ta vendosni në një vend të fshehtë ose aty ku do të dëshironit pa u kufizuar.

Hapi 8: Është e rëndësishme që të përzgjidhni sisteme sigurie që punojnë me sensorë, të tilla si sensorët e monoksidit të karbonit (CO), detektorët e gazit, detektorët nga përmbytjet, etj. Në të njëjtën mënyrë, zgjidhni edhe një sistem me butona që mund të përfshijë rastet e panikut dhe ato emergjente.

Hapi 9: Sistemi i sigurisë që ju duhet të zgjidhni për në shtëpi duhet të jetë i lehtë në përdorim. Verifikoni nëse paneli i kontrollit është i thjeshtë, pasi do të ishtë më e lehtë që familjarët tuaj ta mësonin më shpejt.

Featured

Kompanitë kosovare ftohen të respektojnë Ligjin gjerman të furnizimit

Published

on

Ligji Gjerman i Zinxhirit të Furnizimit (Lieferkettensorgfaltspflichtengesetz – LkSG) ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit më 1 janar 2024, duke zgjeruar fushëveprimin e tij për të mbuluar të gjitha kompanitë në Gjermani me mbi 1000 punonjës.

Zgjerimi do të shtojë rreth 2,000 kompani gjermane në kuadrin rregullator. Këto kompani do të aplikojnë kriteret që parashihen me ligj përgjatë gjithë zinxhirit të tyre të furnizimit dhe tek furnitorët jashtë Gjermanisë. Përfshirë këtu kompanitë nga Kosova që janë furnitorë të kompanive gjermane, apo që synojnë të bëhen furnitorë për kompani gjermane.

Ligji për Zinxhirin e Furnizimit u miratua në vitin 2021 dhe zyrtarisht hyri në fuqi më 1 janar 2023, duke iu kërkuar kompanive gjermane të plotësojnë kritere për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut dhe çështjet mjedisore në zinxhirët e tyre të furnizimit global.

Ligji implementohet në tri faza: Në fazën e parë, ligji gjerman u aplikua për kompanitë me mbi 3000 punonjës në Gjermani. Përafërsisht 900 kompani të mëdha gjermane u detyruan ta zbatojnë ligjin.

Në vitin e parë të zbatimit, Zyra Federale për Çështjet Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA) ishte përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. BAFA kreu 486 inspektime të kompanive të mëdha për të vlerësuar pajtueshmërinë. Vlerësimi i përgjithshëm i BAFA ishte pozitiv, duke gjetur se kompanitë ishin përgjithësisht të suksesshme në krijimin e sistemeve dhe proceseve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e Ligjit në fazën e parë.

Megjithatë, zgjerimi i zbatueshmërisë së Ligjit Gjerman të Zinxhirit të Furnizimit në ndërmarrjet e  mesme pritet të paraqesë më shumë sfida.

Kompanitë kosovare që nuk i zbatojnë kushtet e parapara me këtë ligj, nuk do të mund të vazhdojnë apo fillojnë eksportin në Gjermani.

Continue Reading

Aktuale

‘Autostrada Hangar’ do të hapë dyert për publikun më 5 Mars 2022

Published

on

Autostrada Hangar synon të gjenerojë bashkëjetesë mes komuniteteve duke punuar dhe prodhuar së bashku si një ekip dhe do të përdoret veçanërisht për të plotësuar nevojën urgjente të një edukimi joformal dhe programeve të ndërtimit të aftësive në mënyrë që të fuqizojë të rinjtë në Kosovë dhe rajon.

“Edhe pse hapësira jonë u përdor si një nga ambientet kryesore të edicionit të tretë në 2021, ku patëm një vit mjaft të suksesshëm me ekspozitën tonë ndërkombëtare, programin e zhvillimit të aftësive dhe edukimit, më 5 mars ajo do të jetë gati të hapë dyert e saj me një dizajn i ri dhe një program vjetor.

Deri më tani, ne kemi qenë të përkushtuar për të institucionalizuar “Autostrada Hangar” si institucioni i vetëm i artit bashkëkohor në Prizren përmes krijimit të një programi publik vjetor bazuar në nevojat e komuniteteve dhe partnerëve duke ndjekur parimin e gjithëpërfshirjes, duke e bërë programin të hapur për komunitete të ndryshme dhe më shumë. ekologjikisht të qëndrueshme”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve shpallë zgjedhjet për kryetar

Published

on

Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, njofton se duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 27, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2020, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e AAK-së

Kuvendi zgjedhor i Asociacioni i Arkitektëve kosovar, do të mbahet të mërkurën, më 30.03.2022 nga ora 17:00, në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës – Prishtinë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurrencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 33, të statutit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending